Futbollisti izraelit Sayed Abu Farkhi tërhoqi vëmendjen në përballjen ndaj Austrisë, pasi mënyra e festimit të golit i solli fillimisht një karton të verdhë dhe më pas përjashtimin nga loja.
Abu Farkhi realizoi për Izraelin, duke barazuar shifrat në 1-1. Pas golit, ai iu drejtua flamurit të këndit, e shkuli atë dhe përdori shtizën për të imituar lëshimin e një rakete.
None found
Arbitri Georgi Kabakov e ndëshkoi për këtë festim me karton të verdhë. Meqë lojtari ishte ndëshkuar më herët me një tjetër karton të verdhë, ai u detyrua të largohej nga fusha.
Veprimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, sidomos për shkak të tensioneve të mëdha në Lindjen e Mesme dhe luftës në Gaza.
Megjithatë, Abu Farkhi nuk e kishte përdorur për herë të parë këtë mënyrë festimi. Futbollisti izraelit-arab e ka përsëritur të njëjtin gjest edhe pas golave të mëparshëm, duke marrë në disa raste karton të verdhë për të.
Për këtë arsye, situata e mbrëmshme u bë edhe më e debatueshme, pasi lojtari e dinte se festimi mund të ndëshkohej nga gjyqtari.
Largimi i tij ndikoi në vijimin e takimit. Austria, që tashmë kishte epërsi numerike, shënoi edhe dy gola të tjerë dhe e mbylli ndeshjen me fitoren 3:1.
Një festim i përsëritur, të cilin Abu Farkhi e kishte përdorur edhe më parë, përfundoi kështu me pasoja të kushtueshme si për të, ashtu edhe për përfaqësuesen e Izraelit.
Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka miratuar propozimin për uljen e koeficientëve që përdoren për llogaritjen e…
“Procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Bashkimin Evropian është një çështje evropiane që duhet të…
Vjosa Osmani ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…
Këtë vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet natën midis të shtunës, 24 tetor, dhe të…
Fluturimet direkte në linjën Dubai-Shkup duhet të fillojnë në mars të vitit 2027, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar…
Nuk ishte thjesht një darkë zyrtare në nder të presidentit kinez Xi Jinping. [...]Read More...