sport

Festa për kualifikimin historik në Botëror thuajse u kthye në tragjedi, pjesëtari i stafit pësoi kolaps në fushë nga emocionet

Futbolli dhuron emocione dhe rrallëherë ka emocione më të mëdha se ato që të dhuron ekipi kombëtar. Ndaj edhe festa e kualifikimit historik të Irakut në Botërorin 2026, duke mundur në finale Bolivinë, ka qenë ekzaltuese.

Por emocionet e kësaj arritje, mund t’i kishin kushtuar shumë shtrenjtë një prej pjesëtarëve të stafit teknik të Irakut që po festonte në fund të ndeshjes ndaj Bolivisë në Monterrei të Meksikës.

Të lidhura

None found

Bëhet e ditur se personi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka pësuar kolaps nga emocionet e shumta, duke rënë në fushë e alarmuar pjesëtarët e tjerë të ekipit.

Stafi mjekësor i ekipit dhe ai i pranishëm në stadium ia dolën të përmendnin personin në fjalë duke e shoqëruar në spital, ku ai mbetet ende nën vëzhgim për shkak të situatës së tij.

Iraku ia doli të kthehej në Kupën e Botës, pas 40 viteve mungesë në aktivitetin më të rëndësishëm për ekipe përfaqësuese në botë.

 

të fundit

Pas bisedimeve SHBA-Iran/ Javën tjetër Izraeli ulet në negociata me Libanin, Uashingtoni ndërmjetëson takimin

Negociatat midis Libanit dhe Izraelit do të fillojnë të martën e ardhshme në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, tha zyra…

5 hours ago

Ngecën në terrenin e thepisur të Qafës së Valbonës, shpëtohen dy turistët belgë

Dy turistë nga Belgjika kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur dhe me dëborë në zonën e Qafës…

5 hours ago

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai ishte larguar…

6 hours ago

Shoqatat e transportit publik në alarm: Rrezik ndërprerjeje shërbimi në 450 linja, shkak rritja e kostove të karburantit

Shoqatat e transportit publik kanë ngritur alarmin se sektori po përballet me një rritje të fortë kostosh, kryesisht për shkak…

6 hours ago

Flakë në malin e Koshnicës në Gramsh, ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit të vështirë

Një vatër e fuqishme zjarri është identifikuar në orët e vona të kësaj të premteje në malin e Koshnicës, në…

6 hours ago

VIDEO/ I kërkuar nga Interpol për vrasje dhe dyshime për torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi (EMRI)

Në një apartament në lagjen Pinares, në Pereira të Kolumbisë, përfundoi arratia e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga autoritetet…

6 hours ago