sport

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po kujdesen që Yamal të jetë imazhi i ri i klubit, e tashmja dhe e ardhmja, kjo tregohet qartë nga kontrata e fundit që firmosi talenti spanjoll, një kontratë deri në 2031, 20 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha fanella me numrin 10-të.

Kjo është një super kontratë, me shumë kosto, të paktën kjo ide të krijohet, por Yamal është kthyer në një fenomen të futbollit botëror, një lojtar që po frymëzon miliona të rinj në të gjithë botën.

Të lidhura

None found

Vetëm në 48 orë pas kontratës së tij të re, Barcelona ka fituar jo pak por 10 milionë euro, vetëm nga shitja e fanellave.

Sipas mediave spanjolle, fanella e re e Yamal me numrin 10 është shitur në 170 vende të ndryshme të botës, afro 700 mijë fanella, ç`ka do të thotë 10 milionë euro përfitime për klubin blaugrana.

Ky trend pritet të vijojë edhe për shumë kohë, me Yamal që pritet të kthehet në imazhin më të madh jo vetëm të Barcelonës por dhe të futbollit botëror.

Në sytë e të gjithë botës, sulmuesi spanjoll shihet si pasuesi i dyshes së famshme, Messi-Ronaldo.

të fundit

Nën hetim lidhjet e kompanive të Alice Huang me Huawei-n, skandali përfshin edhe drejtimin e Nvidia-s

Skandali që ka tronditur gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia po merr përmasa të reja. Në qendër të hetimeve është 42-vjeçarja…

6 minutes ago

Korçë, defekt në rrjetin e ujit të pijshëm: lagjja nr. 17 pa furnizim, probleme edhe në zona të tjera

Një defekt, i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr.…

7 minutes ago

14 nëntor 2026: Reshje shiu në vend dhe erë e fortë përgjatë bregdetit

Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin dhe erë e fortë në bregdet Shqipëria do të…

10 minutes ago

Kosova merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë

Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom…

12 minutes ago

Kosova përballet me Izraelin, fitorja është objektivi i vetëm

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e shtunë) ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3…

22 minutes ago

Kërçeli: Nuk kemi blerë energji nga Serbia, ndërsa KEK-un që e shitët ju po synojmë ta rikthejmë në pronësi shtetërore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin…

22 minutes ago