Fenerbahçes e José Mourinhos iu afrua mrekullisë në Europa League, por i mungoi një gol që të bëjë përmbysjen e madhe.
Turqit fituan 2-0 kohën e rregullt në transfertë përballë Rangers dhe më pas u eliminuan me penallti, por pas ndeshjes trajneri portugez iu rikthye sërish vendimeve të arbitrimit, duke kujtuar finalen e Europa League të luajtur në Budapest (2023), që Roma e tij humbi pas penalltive:
“Nuk mund të them se çfarë po kaloj sepse nuk dua të ndëshkohem nga UEFA. Shpresoj që ajo që na ndodhi në Evropë këtë vit të mos jetë rezultat i finales së luajtur në Budapest….
Shpresoj të jenë gjëra të zakonshme, që të mos kenë lidhje me këtë. Ndeshja kundër United, penalltitë, këto që ndodhën sot.
Arbitri i VAR-it është një nga më të mirët në botë dhe nuk pa tre penallti. Shpresoj që të jetë vetëm fat i keq”, ka thënë mes të tjerash portugezi.
Një 33 vjecar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit…
Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit të punës…
Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u…
Deti është një nga destinacionet më të frekuentura gjatë verës, sidomos në këto ditë të nxehta të korrikut. Dhe kjo…
Një marrëveshje është arritur midis SHBA-së dhe BE-së për tarifat. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkruan…
Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar…