Federimet e Dani Olmos dhe Pau Victor janë sërish në rrezik. Në janar, Barcelona arriti të regjistrojë dy lojtarët në minutën e fundit, duke anashkaluar La Ligën: katalanasit i kishin treguar Komisionit të Lartë të Sporteve të qeverisë (CSD) se kishin burimet financiare për të federuar të dy lojtarët.
Kufiri i pagave të skuadrës blaugrana ishte rritur pasi klubi kishte siguruar prova se kishte shitur vendet (bokset) VIP të Camp Nou të ri për rreth 100 milionë: vetëm falë këtij hapi ishte bërë i mundur regjistrimi i dy lojtarëve.
Kohët e fundit, Barcelona publikoi bilancin e saj për vitin dhe nuk përmendi këto 100 milionë euro, me La Liga që tani pretendon se marrëveshja nuk u përfundua në kohë dhe se për këtë arsye Barça shkeli rregullat e lojës së ndershme financiare.
Vendimi për ligjshmërinë e regjistrimit urgjent të Olmos pritet të vijë deri më 6 prill dhe ky informacion i ri duket se hedh dyshime për licencën e re të lojtarit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, po kalon një formë të mirë fizike teksa së fundmi ka shënuar edhe gol…
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka bërë publike të dhëna të detajuara për skemën e patronazhimit në Rajonin Nr. 2…
Katër ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë, shqiptari Pandeli Nakoleci, vrau me thikë bashkëshorten…
Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli…
Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe…
Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…