Federico Higuain, trajneri i skuadrës rezervë të Columbus Crew, është shkarkuar nga puna si rrjedhojë e një incidenti të ndodhur me një arbitre gjatë një takimi të MLS Next Pro.
None found
Higuain, vëllai i ish-sulmuesit të Real Madridit, Gonzalo Higuain, u përjashtua nga fusha dhe u dënua me dy ndeshje pezullim, pasi nuk pranoi t’i lëshonte dorën një gjyqtareje dhe i drejtoi fjalët: “Mos harro, ky është një sport për burra”.
Drejtori i përgjithshëm i klubit, Issa Tall, konfirmoi vendimin përfundimtar duke deklaruar: “Ne kemi përcaktuar se është në interesin më të mirë të klubit, lojtarëve dhe stafit mbështetës që ta shkarkojmë Federico Higuainin nga përgjegjësitë e tij”. Ai shtoi se “pas bisedave gjatë kësaj jave dhe një vlerësimi të mëtejshëm të muajit të fundit, standardet e klubit për atë që pritet nga një lider i një prej ekipeve tona nuk janë përmbushur”.
Nga ana tjetër, Shoqata Profesionale e Gjyqtarëve të Futbollit (PSRA) ka kritikuar ashpër reagimin e parë të ligës, duke e quajtur sanksionin me dy ndeshje një vendim që “është shumë larg asaj që kërkohet”.
Sindikata e gjyqtarëve sqaroi në një komunikatë se Higuain kishte kryer “dy veprime të qëllimshme të abuzimit fizik dhe seksizmit ndaj një zyrtareje”, duke vënë në dukje se ai i kishte shtrënguar dorën dhe nuk e lëshonte, edhe pasi i ishte kërkuar tri herë që ta lëshonte.
Në deklaratë thuhej më tej: “Ky intimidim fizik u shoqërua edhe me një koment degradues dhe seksist ndaj zyrtares: ‘Mos harro, ky është një sport për burra’”.
PSRA theksoi gjithashtu se “gratë e bëjnë më të mirë çdo nivel të këtij sporti. Ato nuk duhet të përballen me intimidim apo komente degraduese për të dëshmuar vlerën e tyre”.
Në fund, organizata shtoi: “Gjyqtaret tona kanë dëshmuar profesionalizmin dhe nivelin e tyre edhe në skenën botërore. Ato meritojnë të njëjtin respekt, dinjitet dhe një ambient të sigurt pune si çdo zyrtar tjetër i ndeshjeve”.
Ndërmjetësit e Katarit i paraqitën Iranit të dielën një draft të ri marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran. [...]Read…
Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…
Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…
Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë…