Humbja në derbin e Italisë ndaj Interit ka bërë që tekniku Massimiliano Allegri të marrë kritika të shumta për mënyrën se si po i menaxhon minutat e Federico Chiesas.
Chiesa u fut nga banka rezervë në 25 minutat e fundit në ndeshjen ndaj Interit në “San Siro” dhe në shtatë ndeshjet e fundit ai u paraqit në vetëm tri ndeshje dhe atë si zëvendësues.
Pikëpyetje janë ngritur mbi atë nëse reprezentuesi italian i cili tashmë është 26-vjeçar do të arrijë të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i rëndë që pësoi në gju në janar të vitit 2022.
Përkundër faktit se ai ka luajtur vetëm 1,185 minuta në Serie A në 18 paraqitje këtë sezon, Chiesa megjithatë ka kontribuar me gjashtë gola dhe dy asistime.
Këto shifra janë përmirësuar në krahasim me sezonin 2022/2023, kur atëherë shënoi katër gola në 33 ndeshje zyrtare.
Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2025, por në rast se nuk tregon shenja përmirësimi fizikisht, e ardhmja e tij do të jetë larg Juventusit, sidomos duke marrë parasysh faktin që tashmë më shumë hapësirë po i ipet talentit Kenan Yildiz.
Chiesa është një ndër lojtarët me vlerën më të madhe në treg tek Juventusi andaj shitja e tij gjatë verës duket një opsion real duke marrë parasysh rrethanat.
Duke e marrë pastaj në konsideratë edhe faktin që Juventusi po kërkon transferimin e sulmuesit Felipe Anderson, kjo e bën edhe më të qartë dhe më të besueshëm largimin e tij./Telegrafi/
Në jug të Brazilit, më 15 dhjetor, një erë shumë e fortë shkaktoi rrëzimin e një replike 24 metra të…
Barcelona tremb Inter, me ekipin blaugrana që ka vendosur në majën e listës së dëshirave një prej titullarëve të padiskutuar…
Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre,…
Personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuci, i njohur si Gucci, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin…
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar, lidhur me masat e sigurisë të lëshuara ndaj 8 personave. Këta shtetas…
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të…