FCSB ka vendosur sërish në shënjestër Lindon Emërllahun, ndërsa gjiganti rumun pritet të tentojë transferimin e mesfushorit kosovar gjatë afatit kalimtar të dimrit.
None found
Futbollisti 23-vjeçar i Polissya Zhytomyr i përshtatet profilit që kërkon pronari i FCSB-së, Gigi Becali. Ky i fundit ka paralajmëruar se synon ta përforcojë repartin e mesfushës në merkaton e janarit.
Interesimi i skuadrës nga Bukureshti për Emërllahun daton prej kohësh. Në fund të vitit të kaluar, FCSB ishte shumë afër sigurimit të reprezentuesit të Kosovës, por CFR Cluj e transferoi atë te Polissya Zhytomyr për rreth 1.5 milion euro në janar të vitit 2026.
Disa muaj më parë, kryetari i Bordit të FCSB-së, Stoica, ishte shprehur i sigurt se Emërllahu do t’i bashkohej klubit rumun. Megjithatë, sipas tij, oferta dukshëm më e lartë e skuadrës ukrainase e ndryshoi drejtimin e bisedimeve.
Një tjetër përpjekje u bë nga FCSB gjatë verës. Kontaktet me Polissya Zhytomyr u drejtuan nga drejtori sportiv Florin Cernat, por klubi ukrainas e hodhi poshtë në mënyrë kategorike qasjen e rumunëve.
Emërllahu ka thënë se gjithçka është më e lehtë kur në skuadër ke dikë me të cilin mund të flasësh shqip, duke shprehur kënaqësinë që e ka bashkëlojtar Ilir Krasniqin.
Pavarësisht refuzimit, FCSB vazhdon të këmbëngulë për Emërllahun dhe po përgatitet të ndërmarrë një tentativë të re. Drejtuesit e klubit shpresojnë që në afatin e ardhshëm kalimtar të gjejnë marrëveshjen për transferimin e tij.
Mesfushori iu bashkua Polissya Zhytomyr në janar të këtij viti, ndërsa kontrata e tij me klubin ukrainas është e vlefshme deri në vitin 2028. Ai aktivizohet rregullisht edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën numëron 15 paraqitje dhe dy gola.
Transfermarkt e vlerëson aktualisht futbollistin kosovar në 2 milionë euro.
Albano Aleksi dhe Enea JorgjiPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka rikthyer në memorje kartonin e dytë të…
William Baeten është një prej futbollistëve më të paguar në futbollin kosovar, të paktën sipas shifrave të publikuara nga mediumi…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Berlin, është takuar me ambasadorin Dr. Detlef Wachter, Përfaqësuesin e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas,…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri…