sport

Favorit për stolin e Kosovës, De Biasi: Shpresoj të konkretizohet dëshira ime, dua ekip me objektiva të qarta

Trajneri i njohur, Gianni De Biasi ndau rrugët me Azberbajxhanin, pas 39 ndeshjesh në krye të pankinës azere. Në një intervistë për Sky, ish-tekniku i Shqipërisë është shprehur se tashmë po kërkon për një skuadër tjetër, në të cilën do të mund të luftonte për objektiva të rëndësishëm.

“Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet është më mirë të mos flasim.

Të lidhura

None found

“Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t’u kualifikuar për diçka. Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive” – tha ai.

Sot gjatë ditës, emri i tij është lidhur shumë me Kosovën, për shkak se “Dardanët” shkarkuan trajnerin Primoz Gliha-n. Gjithsesi, te përfaqësuesja kosovare do shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme dhe më pas do vendoset se kush do udhëheqë ekipin në kualifikueset e radhës./albeu.com

të fundit

Molotov në drejtim të kryeministrisë, Policia hedh ujë me presion ndaj protestuesve

Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia…

2 minutes ago

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i…

5 minutes ago

I riu në protestë: Civilët më kanë goditur me leva hekuri, nuk largohemi derisa të dorëhiqet Rama, deri në vdekje këtu do na ketë

Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e…

12 minutes ago

Indi, 33-vjeçarja hidhet nga kati i 18-të me djalin 6-vjeçar, në letër i kërkoi bashkëshortit të rimartohej

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç kanë humbur…

17 minutes ago

Goditje e rëndë për Brojën, sulmuesi i Kombëtares humbet mundësinë e madhe me dëmtimin e fundit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me…

17 minutes ago

VIDEO/ Increased police presence on the boulevard and “binoculars-wielding observers” above the Prime Minister’s Office…

Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…

24 minutes ago