sport

Fati i vendosi përballë përsëri, Godo/Glimt në rrjetet sociale “ironizon” Romën (VIDEO)

Ditën e sotme është hedhur edhe shorti për çerekfinalen e Europa League ku janë mësuar edhe çiftet e kësaj faze, por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është përballa mes Godo/Glimt dhe Romës.

Ironia e fatit i ka vendosur përballë përsëri të dy skuadrat, këtë herë për llogaritë e çerekfinales, ku skuadra norvegjeze dhe ajo italiane janë përballur me njëra-tjetrën në fazën e grupeve.

Godo/Glimt është “macja e zezë” e Jose Mourinhos pasi i kanë shkaktuar verdhekuqve humbjen më turpëruese në garat europiane, pasi në Norvegji, tetorin e kaluar e mposhtën Romën me shifrat 6-1, ndërsa në kthim u barazuan 2-2 në Olimpico.

Menjëherë norvegjezët që mësuar ehe kundërshtarin në çerekfinale, kanë filluar edhe “festën” e tyre në rrjetet sociale, ku kanë publikuar një video me momentet e golave të shënuar nga vendasit nga përballja mes tyre.

Tifozët verdhekuq janë të ndarë mes atyre që nuk e fshehin frikën e një rrëshqitjeje të re dhe atyre që mezi kanë pritur të gjenden ballë për ballë me norvegjezët për ta kompensuar./ h.ll/albeu.com

 

të fundit

Avokadoja me përfitime të shumta për shëndetin, por a e dini si ta piqni më shpejt? Ja një truk i thjeshtë që do t’ju ndihmojë

Avokadoja është një nga ushqimet më të dashura të kohëve të fundit, e pasur me yndyrna të mira, shumë ushqyese…

10 minutes ago

Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së: Emergjenca demokratike e Evropës

Lufta në Ukrainë, ka tronditur Evropën dhe tregon se Ballkani Perëndimor nuk mund të mbetet më në listën e pritjes…

13 minutes ago

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT)

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë…

52 minutes ago

Presidenti Begaj takon Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues dhe mbështetje e palëkundur e rrugës euroatlantike

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka ndarë  pamje nga vizita e…

56 minutes ago

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë aktive dhe 2 janë nën…

1 hour ago

Skandal/ Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike, çfarë pritet të ndodhë

Një aferë korrupsioni e përmasave të mëdha pritet të shpërthejë në ditët në vijim, me protagonist ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet…

1 hour ago