Skuadra e Romës do të dalë në fushën e Stambollit me një uniformë krejt të veçantë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, duke e kthyer debutimin e saj në një thirrje mbështetjeje për popullin nepalez.
Në takimin e së enjtes kundër Fenerbahçes, fanella e verdhekuqve nuk do të mbajë logon e sponsorit të zakonshëm në gjoks. Në atë hapësirë do të vendoset simboli i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), si pjesë e një fushate për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve shkatërrimtare të dheut që kanë goditur Nepalin.
None found
Sipas të dhënave të klubit italian, katastrofat natyrore kanë goditur rëndë disa rajone të vendit aziatik, duke bllokuar komunitete të tëra. Më shumë se 43 mijë persona kanë nevojë të menjëhershme për asistencë humanitare, dhe WFP po punon duke shpërndarë ushqime dhe ofruar mbështetje logjistike për zonat më të izoluara.
Angazhimi i Romës nuk do të mbarojë me bilbilin përfundimtar të sfidës. Të gjitha fanellat që do të përdoren nga lojtarët gjatë kësaj përballjeje do të hidhen në ankand, dhe shuma e plotë e grumbulluar do të shkojë për të fuqizuar programet e ndihmës që WFP ka ngritur për popullsinë e Nepalit.
Edhe mbështetësit giallorossi kanë një rrugë të hapur për të dhënë kontributin e tyre, përmes platformës ShareTheMeal, e cila menaxhohet nga WFP dhe shërben për mbledhjen e fondeve për të siguruar ushqim dhe ndihmë për njerëzit në gjendje të vështirë.
Ky nderim vjen në të njëjtën javë kur edhe UEFA ka njoftuar se, në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve, do të respektohet një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e viktimave të tragjedisë në Nepal. Gjatë këtij momenti, në ekranet e stadiumeve do të shfaqet mesazhi: “Nuk jeni vetëm, Nepal”.
Mikel Arteta mbeti i tërbuar me tre prej lojtarëve të tij gjatë fitores së Arsenalit ndaj Napolit në Ligën e…
Gjyqtarë kanë depozituar kallëzim penal lidhur me mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026. Në kallëzim…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se investimet e huaja direkte gjatë rreth dy viteve e gjysmë të qeverisjes së…
Prokurori i Specializuar, Joshua Hafetz, ka vazhduar gjatë seancës në Hagë paraqitjen e provave në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe…
Qeveria gjermane po shqyrton masa më të ashpra kundër të ashtuquajturës “flotë hije” ruse, e cila dyshohet se përdoret nga…
Autoritetet moladave konfirmuan se një dron rus hyri në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe vonoi nisjen e avionit me të…