sport

“Faleminderit që më realizuat ëndrrën”, Arbër Hoxha: Nder i madh të vesh e të ndjej ngjyrat më të bukura të Kombit tonë

Arbër Hoxha ka reaguar me një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024.

Sulmuesi anësor ishte një nga surprizat e Sylvinhos i cili fitoi bastin e tij duke gjetur një tjetër element cilësor për Kombëtaren.

Hoxha dhuroi 3 performanca shumë të mira duke hyrë nga stoli e duke ndryshuar totalisht fytyrën e Shqipërisë.

Pas eliminimit, ai shprehet se ndihet krenar që mbajti veshur fanellën kuqezi në këtë turne.

“Fillimisht faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe, nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifoz të mrekullueshëm për këto emocione të pa përjetuara më parë, se unë jam krenar ama shumë krenar qe jam Shqiptar”, shkruan Hoxha.

të fundit

Troket Viti i Ri 2026 në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Auckland (FOTO+VIDEO)

Zelanda e Re, ka mirëpritur Vitin e Ri 2026, duke u renditur ndër vendet e para në botë që hynë…

19 minutes ago

Publikohet vendimi, këto janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve. Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli…

37 minutes ago

GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers”

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”. Sipas organit të…

1 hour ago

Silvinjo drejt rekordit, asnjë trajner brazilian deri tani nuk është pjesë e këtij Botërori

Shqipëria do të luajë në muajin mars dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të…

2 hours ago

Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Policia jep detajet: Rushan Selko abuzoi me 12-vjeçaren në gusht…

Policia e Korçës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e…

2 hours ago

Bilanci i Serisë A/ Vlerësimet e “bigëve” në merkatot e fundit, cilat janë blerjet e goditura nga skuadrat e mëdha?

Serie A mbylli këtë fundjavë, javën e 17 të saj e të fundit për këtë vit. Kur jemi vetëm dy…

3 hours ago