Kylian Mbappe tashmë i është afruar gjashtë muajve të fundit të kontratës së tij me PSG, andaj një vendim i tij tani pritet që të vijë së shpejti.
Shumë persona e shohin Real Madridin si favoritin absolut për të siguruar shërbimet e francezit sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh interesimin e madh të tyre që prej kohës kur Mbappe luante tek Monaco.
E ardhmja e Mbappes ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë dhe ka qenë pre e spekulimeve konstante për një kalim te Real Madridi, por jo gjithçka është qartësuar gjatë këtyre muajve të fundit.
A do ta zgjasë Mbappe kontratën e tij me PSG-në përsëri? A do ta bëjë realitet më në fund ëndrrën e kalimit tek Real Madridi? Apo e ardhmja e tij do të jetë me një klub tjetër?
Fabrizio Romano tashmë ka dhënë detaje të reja mbi këtë situatë duke qartësuar një gjë, nuk ka datë të saktë se kur Mbappe do të marrë vendimin e tij, ani pse raportimet e fundit thonë të kundërtën.
“Real Madridi po vazhdon të avancojë në marrëveshjen për Kylian Mbappe me besim, por asgjë nuk është nënshkruar ende. Vendimi formal nga ana e lojtarit pritet të vij së shpejti. Nasser Al Khelaifi dhe PSG nuk kanë marrë ndonjë përgjigje formale ende. Është një hap kyç, pjesë e paktit me Kylian”, ka thënë Romano.
“Nëse ai vendos të nënshkruajë për Real Madridi, paga e tij do të ishte dukshëm më e vogël se sa në 2022. PSG tashmë ka përgatitur një plan rezervë, në rast se Mbappe vendos të largohet”, është shprehur Romano./Telegrafi/
Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova gjatë ditës së sotme, ku protagonistë ishin banorët…
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, në linjën e trenave të shpejtësisë së lartë që përshkon rajonin…
Ditën e sotme, është mbajtur në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën, i akuzuar si i përfshirë në…
Këtë të hënë, mëngjesi ka nisur me temperatura të ulëta në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat e thella malore.…
Bia Khalifa ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4, duke u larguar nga shtëpia të premten,…
Operacioni i SPAK-ut ndaj një call center-i mashtrimi u dekonspirua. Këtë e thotë vetë njoftimi zyrtar i SPAK-ut. Faktet janë…