Në janarin e vitit 2021, Fabricio Mikoli, ishte pjesë e klubit të Dinamos dhe zëvendëstrajner i skuadrës kryeqytetase.
Janari i vitit 2022 do ta gjejë në burg, pas një vendimi që ka dhënë Gjykata e Kasacionit në Palermo, e cila ka ndëshkuar përfundimisht ish-sulmuesin italian me 3 vite e gjysmë pas hekurave.
Mikoli akuzohej për zhvatje bashkë me Mauro Lauriçela, djali i një prej bosëve të mafies italiane, i cili ka përfunduar vetë pas hekurave për 7 vite
Mikoli ishte munduar që të rikuperonte 12000 euro nga pronarët e një diskoteke, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve të stilit mafioz.
Ndërkohë, në përgjimet telefonike ai dëgjohej duke përshkruar edhe të ndjerin, gjykatësin Xhovani Falkone, si “baltë”, fraza pë rtë cilat më pas kërkoi falje.
Ish-futbollisti ishte dënuar që në shkallën e parë dhe ky vendim qëndroi në fuqi deri në fund, edhe pse Mikoli pretendonte se nuk e dinte që Lauriçela kishte lidhje familjare me mafiozë.
Për dënimin që është dhënë sot, nuk ka masa lehtësuese apo ndryshim dhe tashmë Mikoli do të jetë i detyruar që të kalojë tre vite e gjysmë në burg.
Këtë të enjte, Kombëtarja shqiptare, do të zbresë në fushë për të zhvilluar një miqësore kundër përfaqësueses së Gjibraltarit, në…
Zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner, ndodhet në qendër të një skandali të madh që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi etikën dhe…
Policia e Shkodrës ka njoftuar se janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas (babë e bir), të shpallur në kërkim për…
Portugalia është në shok, pasi 15 persona humbën jetën në daljen nga shinat e tramvajit elektrik 140-vjeçar Gloria, një atraksion…
Fakt kurioz është që Çelsi shpenzoi 328 milionë euro këtë verë, që konsiderohet shifër e lartë. Mirëpo, falë shitjeve të…
Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje, duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për…