sport

Fabio Cannavaro vlerëson Shqipërinë: Me Sylvinhon më pëlqeni shumë, luan futboll të bukur dhe me shumë pasion

Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i famshëm italian ishte i ftuari special i FSHF-së në kursin për trajnerë “UEFA PRO”.

Kampioni i botës me Kombëtaren italiane të futbollit dhe fituesi i Topit të Artë, zbarkoi në Shqipëri këtë të enjte dhe mbajti një leksion të hapur për të gjithë pjesëmarrësit në kursin “UEFA PRO”, me temën “Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë”.

Aktiviteti u drejtua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea dhe u përshëndet edhe nga zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, teksa të ftuar ishin edhe drejtues dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, trajnerë, futbollistë, e ish-futbollistë.

Pas përfundimit të leksionit, Fabio Cannavaro dha një prononcim për fshf.org, ku vuri në dukje zhvillimin e Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

“Rezultatet flasin qartë. Federata po investon shumë, në infrastrukturë, te trajnerët, te lojtarët dhe kjo është një gjë shumë pozitive.

Sigurisht që linja udhëheqëse e Presidentit është një linjë moderne çka i jep shpresë vendin tuaj” – tha fillimisht Fabio Cannavaro, i cili vlerësoi edhe Kombëtaren shqiptare të futbollit.

“Kombëtarja shqiptare që është nën drejtimin e një trajneri shumë të mirë më pëlqen shumë. Disa prej lojtarëve kanë eksperiencë ndërkombëtare dhe në të gjithë Europën.

Luajnë futboll të bukur dhe me shumë pasion dhe me siguri populli është krenar me këta lojtarë” – theksoi ish-mbrojtësi i famshëm italian.

Më tej, Kampioni i Botës dhe fituesi i Topit të Artë dha edhe një mesazh për kursantët e UEFA PRO duke i inkurajuar që të punojnë shumë për të arritur sukses.

“Trajnerët e rinj duhet të studiojnë sa më shumë sepse futbolli është në evoluim të përditshëm dhe nëse nuk studiojnë mbeten pas dhe është një mëkat” – përfundoi Fabio Cannavaro.

Fabio Cannavaro bëri edhe një vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku pa ambientet e reja të FSHF-së, dhe qendrën stërvitore të Kombëtares shqiptare të futbollit.

Sakaq, ditën e premte, një leksion për kursantët e “UEFA PRO” do të mbajë edhe Francesco Troise, i cili në karrierën e tij ka punuar me Fabio Cannavaron.

të fundit

Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI)

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 24 korrik 2025, në rrugën “Peti” në Tiranë, ku u vendos…

18 minutes ago

Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë, vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe sidomos rrugëve për t’u lidhur me…

32 minutes ago

Plagoset me çifte një person në Vlorë

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në fshatin Bolenë…

55 minutes ago

Këmbimi valutor 5 Gusht 2025/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 5 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.4…

2 hours ago

Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me…

2 hours ago

Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni…

9 hours ago