Shoqata e Futbollit të Anglisë (FA) ka akuzuar anësorin e Chelseat, Mykhailo Mudryk, për shkelje të rregullave antidoping, pas një testi pozitiv që daton nga viti i kaluar. Lojtari ukrainas tani rrezikon një pezullim deri në katër vjet.
Sipas raportimeve, Mudryk ka rezultuar pozitiv në mostrën “A” për substancën e ndaluar meldonium – një përbërje që njihet për rritjen e performancës fizike.
Ai është pezulluar përkohësisht në pritje të rezultatit të mostrës “B”, ndërsa FA ka konfirmuar akuzat ndaj tij.
“Mund të konfirmojmë se Mykhailo Mudryk është akuzuar për shkelje të rregullave antidoping, në përputhje me Rregulloret 3 dhe 4 të FA-së. Meqenëse ky është një proces në vazhdim, nuk mund të japim komente shtesë për momentin”, deklaroi një zëdhënës i FA-së.
Mudryk, që mohon se ka konsumuar ndonjë substancë të ndaluar me qëllim, ka angazhuar firmën ligjore Morgan Sports Law për mbrojtje.
E njëjta firmë ka përfaqësuar edhe Paul Pogban në apelin e tij kundër një ndalimi katërvjeçar për doping – i cili më vonë u ul në 18 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Chelsea po i ofron mbështetje lojtarit, ndërkohë që procesi ndaj tij është ende në zhvillim. Mudryk pret të dëgjohet nga autoritetet për fatin e tij sportiv, ndërsa këmbëngul se nuk ka ndryshuar asgjë në rutinën e tij që nga koha kur rezultoi negativ në gushtin e kaluar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit kërkesën për autorizim për heqjen e…
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi ka reaguar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit si deputete të…
Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kërkesën për autorizimin e Kuvendit për…
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të…
Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi…