sport

Eurotour Treviso: Eklent Kaçi mposhtet në finale, Besar Spahiu pozicionohet i 17-ti

Eklent Kaçi ka dalë i dyti në Euroturin e Treviso, pasi u mposht 5-9 nga gjermani Joshua Filler. Bilardisti shqiptar rikthehet pas dy vitesh në euroturet dhe merr pikë të rëndësishme për renditjen e përgjithshme në EPBF.

Kaçi e nisi garën me një fitore të thjeshtë kundër grekut Nick Chatoupis, me rezultatin 9-1, ndërsa në raundin tjetër Sebastian Batkowski rezistoi, por shqiptari e theu 9-6 me lojë.

Bilardisti kurbinas në “Winners Qualification” u ndesh me gjermanin Tobias Bongers dhe triumfoi 9-5, duke kaluar në “Last 32”. Iker Andoni Echeverria ishte kundërshtari i radhës që e pësoi me Kaçin, po me rezultatin 5-9.

Në “Last 16” shqiptari kishte përballë holandezin e njohur, Niels Feijen. Kaçi e mundi “The Terminator” 9-7, kurse në çerekfinale Maximilian Lechner e pësoi me rezultatin 9-2.

Edhe në gjysmëfinale Kaçi ishte i papërmbajtshëm, pasi mundi 9-3 Tomasz Kaplan. Finalja me Joshua Filler ishte një tjetër histori dhe gjermani që fitoi e pranoi se ishte një duel shumë i vështirë dhe taktik.

“Hapja e gurëve nuk funksionoi për të dy në shumicën e rasteve dhe u desh të luanim taktikisht. Unë kisha finalizimin më mirë. Eklenti bëri një lojë të pabesueshme. Të dy meritonim diçka, por kështu është sporti: ka vetëm një fitues dhe për fat këtë hera isha unë dhe jam i kënaqur që e fitova për herë të tretë Euroturin”, tha Filler pas ndeshjes.

Në këtë Eurotur ishin të pranishëm edhe disa bilardistë shqiptarë, me Besar Spahiun që u rendit i 17-ti dhe mori hak për humbjen në Botëror, pasi mposhti spanjollin David Alcaide. Gentjan Gega doli i 33-ti, Eduard Bregu dhe Arjan Matrizi e mbyllën në vendin e 65-të, kurse Admir Muho dhe Zamir Hodaj në të 97-in. /h.ll/albeu.com

të fundit

Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme

Me 37 mandate në fushëbetejë, me popullsi relativisht më të re se sa pjesa tjetër e vendit dhe me ekonomi…

9 minutes ago

Rritja e çmimeve në muajin prill/ INSTAT: Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet

Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga…

28 minutes ago

Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli sërish dhe qartë, jam i pafajshëm

Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një reagim në rrjete sociale pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në të cilin u…

29 minutes ago

Shakira shkëlqen në “The Tonight Show” me një performancë speciale, interpreton “Hips Don’t Lie” me rastin e 20 vjetorit të hitit ikonik

Shakira u rikthye në skenën amerikane të martën mbrëma në New York, ku bashkë me artistin Wyclef Jean performuan hitin…

46 minutes ago

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini. Osmani i uroi…

51 minutes ago

GJKKO lëshon 6 urdhër-kontrolle për anëtarë të shtabeve elektorale të PSD-së në Shkodër

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lëshuar gjashtë urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës ndaj anëtarëve…

52 minutes ago