sport

“Eurosport Italia” skanon Shqipërinë: Skuadër ambicioze, kujdes nga Broja

Një ekip ambicioz, këmbëngulës dhe i përgatitur. Kundërshtari i parë i Italisë në Euro 2024 është më i vështirë sesa mund të pritet. Kombëtarja e Silvinjos, u kualifikua shumë përpara për kompeticionin e Gjermanisë dhe në ndeshjen në Westfalenstadion të Dortmundit ka të gjithë potencialin për të vënë në vështirësi Italinë e Spallettit.

Blloku ‘Italian’ i përbërë nga Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Bajrami, Ramadani, Berisha dhe Kumbulla kryeson një grup të larmishëm dhe cilësor. Shqipëria është një jofavorite që nuk i trembet askujt dhe që, mund të krijojë probleme të ndryshme për Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Kushtojini vëmendje sulmuesit të ri Armando Broja, i cili pas një mungese gati dyvjeçare për shkak të dëmtimit, po i afrohet kampionatit evropian me një formë të shkëlqyer dhe një besim të ri. Lojtari i Fulham i lindur në vitin 2001 (i huazuar nga Chelsea) hapi rezultatin në miqësoren kundër Lihtenshtajnit më 3 qershor, dhe më në fund duket se i ka lënë pas problemet e tij fizike. Ka interes nga disa klube të mëdha evropiane për 22-vjeçarin e lindur në Slough, i cili do t’i thotë lamtumirë bluve dhe ngjarja kontinentale mund të bëhet vitrinë klasike për t’u dukur.

Skuadra nuk duhet nënvlerësuar. Ka individualitet të mirë, mburret me një trajner të përgatitur dhe ambicioz dhe nuk është në kampionatin e parë evropian, duke qenë se në vitin 2016 në Francë arriti edhe një fitore në pjesëmarrjen e parë (vendi i tretë në grup pas Francës dhe Zvicrës). Me pak fjalë, grupi me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë mund të duket pengues, por për asnjërin prej të treve nuk do të jetë e lehtë ta mundë këtë Shqipëri. Raundi i 16-tës nuk përfaqëson një objektiv të pamundur.

të fundit

Horoskopi 24 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…

3 hours ago

“Do të hakmerrem ndaj tij”/ Rrëfimi prekës i vajzës së 36-vjeçares së vrarë në Greqi: Do t’i bëj babait atë që ai i bëri mamit

Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…

3 hours ago

Garanci sigurie për Ukrainën, Rumania gati t’i ofrojë bazat e saj ushtarake NATO-s

Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund…

3 hours ago

Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të premten 30-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto…

3 hours ago

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të…

4 hours ago

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që…

4 hours ago