Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për raundin e 7-të të Europa League dhe që u transmetua në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Një pjesë e parë e mirë e vendasve që u instaluan në portën e kundërshtarit. Në minutën e 23’ Garrnacho dha sinjalin e parë për Manchester United, por tentativa e argjentinasit u ndal nga mbrojtja e Rangers. Në këtë moment, nën harkun e një goditje nga këndi, De Ligt kaloi në avnatazh Djajtë, por goli u pa nga dhoma e sistemit VAR dhe mori konfirmimin se ky realizim nuk vlen.
None found
Një tjetër moment për t’u përmendur ishte dhe rasti i Diallos në të 36-tën, ku sulmuesi përballë portierit nuk u tregua i saktë. Në krahun tjetër, Rangers u mjaftua me një goditje të sulmuesit Igamane që fillimisht u ndal nga Lisandro Martinez dhe më pas nga portieri Bajindir.
Edhe pjesa e dytë nisi me marsh të lartë për vendasit që kërkuan me ngulm golin e avantazhit. Tentativa e Bruno Fernandes u devijua nga mbrojtja, dhe nga goditja e këndit, pikërisht në minutën e 52’, portieri Butland shkaktoi autogol pas harkimit të Eriksen. Manchester United mund të kishte dyfishuar rezultatin në të 61-tën, me Garrnachon, por tentativa e argjentinasit përfundoi në shtyllë.
Nedim Bajrami, mesfushori i cili e nisi nga minuta e parë takimin u zëvendësua 20 minuta nga përfundimi i takimit. Rangers u përpoq të barazonte dhe ia doli. Në minutën e 88’ Dessers barazoi për Rangers. Megjithatë emocionet nuk do të përfundonin, pasi Bruno Fernandes në minutën e 93’ shënoi golin e fitores.
Fitorja e katërt radhazi në Europa League për Manchester United që me këtë sukses shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e katërt dhe Rangers mbetet në vendin e 13-të.
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…
Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…
Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 5-2 në ndeshjen e vlefshme…