sport

Euro U-17 / Ja kur dhe ku do të luhet finalja e madhe Francë – Portugali

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të mbyllet të dielën në mbrëmje me finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30.

Franca synon të rikthehet te trofeu pas një mungese trevjeçare, ndërsa Portugalia kërkon të hakmerret për finalen e humbur një vit më parë, duke shpresuar këtë herë ta ngrejë kupën në Tiranë.

Të dyja skuadrat e nisën rrugëtimin e tyre në këtë turne nga Grupi A, ku kishin përballë edhe Shqipërinë dhe Gjermaninë.

Franca dhe Portugalia e përfunduan fazën e grupeve me nga 7 pikë, ndërsa ndeshja direkte mes tyre përfundoi në barazim pa gola, 0-0.

Në gjysmëfinale, Franca mposhti Belgjikën me rezultatin 3-2, ndërsa Portugalia eliminoi Italinë pas ekzekutimit të penalltive.

Dy nga ekipet më në formë të këtij Europiani do të përballen për trofeun, në një finale që pritet të jetë një mbrëmje spektakli në “Arenën Kombëtare”, duke përmbyllur me dinjitet një turne historik të zhvilluar në Shqipëri.

të fundit

Raporti me Metën?! Rama “vlerëson” politikanët: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Kryeministri Edi Rama komentoi faktorët që, sipas tij, ndikojnë në mbijetesën e gjatë në politikë. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”,…

23 minutes ago

Trump i kërkon Ukrainës që të veprojë shpejt: Sa herë që vonohet, Rusia ndryshon mendje! Të lëvizë drejt negociatave për të mbyllur luftën

Presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Ukrainës që të “lëvizë shpejt” në negociatat mbi një plan për t’i dhënë…

48 minutes ago

“Do të jem në çdo protestë”, Florian Binaj takon Lapajn: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston…

1 hour ago

“Nuk e shoh si humbje atë që kam zgjedhur vetë”, nga hapat e parë në politikë tek “pengjet”, rrëfehet Rama: Bilanci i jetës nuk matet me pushtet, por me atë që u jep të tjerëve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa reflektime personale mbi rrugëtimin e tij politik, sakrificat e bëra ndër vite dhe…

1 hour ago

Rëndohen pozitat e Belinda Ballukut, zbardhen argumentet e SPAK drejtuar Kuvendit: Po hetohet dhe për një koncension/ Rrezikon të prishë provat

Janë zbardhur argumentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet heqja e imunitetit dhe…

2 hours ago

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe tentoi të arratisej për në Greqi, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar banues në Maliq. Ndaj tij Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,…

2 hours ago