sport

Euro 2024, Shqipëri-Poloni, si do të rreshtohen kuqezinjtë! Dilemat e Silvinjos

Kombëtarja është rikthyer në Tiranë duke u gdhirë e premte, pikërisht në orën 04:00 të mëngjesit. Pak orë pas përfundimit të ndeshjes në Çeki, kuqezinjtë kanë udhëtuar me çarter drejt aeroportit “Nënë Tereza”, ndërsa dje në orët e pasdites skuadra ka zhvilluar një seancë të stërvitore në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

FSHF njoftoi se mesfushori Qazim Laçi nuk do të mund të jetë gati për ndeshjen e së dielës ndaj Polonisë dhe për këtë arsye stafi i ka dhënë leje që të rikthehet në shtëpi. Laçi nuk udhëtoi me ekipin as në Çeki për shkak të një gjendjeje gripale.

Të lidhura

None found

Edhe mesfushori Keidi Bare nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën të premten për shkak të një problemi shëndetësor, por që gjithsesi pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen me polakët.

Në seancën një ditë pas ndeshjes me Çekinë, Silvinjo e ka ndarë grupin në dy pjesë. Lojtarët që u aktivizuan titullarë bënë më shumë një stërvitje shkrythëse, si dhe u ushtruan në palestër.

Ndërsa lojtarët që ishin në stol dhe ata që u aktivizuan për pak minuta, zhvilluan një seancë të plotë mes palestrës dhe ushtrimeve me top. Atmosfera në skuadër është fantastike dhe të gjithë janë të karikuar për të marrë një fitore në “finalen” me Poloninë, që mund të vendosë shumë për fatet e kualifikimit në Grupin E eliminator.

TITULLARËT – Vetëm një ditë në dispozicion për të përgatitur anti-Poloninë. Silvinjo dhe stafi i tij duhet t’i bëjnë një menaxhim perfekt situatës, nga ku ndihet lodhja pas asaj ndeshje je në Pragë, ku futbollistët konsumuan shumë energji ndaj një Çekie të fortë fizikisht. Megjithatë, e shtuna është shumë domethënëse për përcaktimin e formacionit.

“Panorama Sport” mëson se Silvinjo ka dilema vetëm për krahun e majtë të sulmit, aty ku kemi një balotazh mes Seferit dhe Uzunit.

Gjithashtu trajneri mund t’i japë një fanellë titullari mbrojtësit të krahut, Ivan Balliu, pasi i duhet më shumë eksperiencë ndaj Polonisë, edhe se Mario Mitaj zhvilloi një ndeshje për t’u admiruar në Pragë. Pjesa tjetër e ekipit nuk do të ndryshojë.

të fundit

Pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan, Alban Hyseni thërret Këshillin Komunal për Siguri

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…

5 minutes ago

Murataj vendos fitoren e Vllaznisë ndaj Dinamos me eurogol: “Shyqyr që fituam

Edon MuratajEurogoli i mesfushorit ofensiv, Edon Murataj, në minutën e 31-të rezultoi përcaktues në fitoren e Vllaznisë kundër Dinamos, ndeshje…

12 minutes ago

Zelensky denoncon sulmet ruse ndaj energjisë pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

17 minutes ago

Evropa nën presion të shumëfishtë: borxhi, protestat dhe zgjedhjet vendimtare përballë nëntë vendeve

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

17 minutes ago

Ilir Daja pas humbjes ndaj Vllaznisë: Ata luftuan më shumë, ndërsa golat kërkojnë sakrificë

Ilir DajaEdhe pse Dinamo kontrolloi topin me një përqindje të lartë, nuk vlejti për asgjë, pasi “blutë” e kryeqytetit u…

23 minutes ago

Greqi/ 58-vjeçari shqiptar goditet me th*kë në banesë, policia kërkon 17-vjeçarin e dyshuar

Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…

23 minutes ago