Kosova barazoi 2-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës, në sfidën që shkoi për llogari të kualifikueseve të Euro 2024. “Helvetët” ngacmuan të parët në minutën e nëntë, por goditja e Shaqirit ishte shumë e lehtë. Te besuarit e Yakin shpërblehen me gol në minutën e 14-të, me Freuler që dërgoi sferën pas shpinës së Muric.
Djemtë e Glihas rritën presionin, duke kërkuar me ngulm barazimin. Në minutë ne 30-të, Muriqi provoi me kokë, gjithsesi nuk u koordinua si duhet dhe topi përfundoi jashtë portës.
Sulmuesi kosovar, Muriqi mund të festonte në minutën e 65-të, pasi mposhti Sommer. Krosimi fantastik i Rashicës gjeti mjaft mirë lojtarin e Mallorcas, i cili nuk fali këtë herë. Kosova ishte e pafat në minutën e 80-të, autogoli i Amir Rrahmanit heshti “Fadil Vokrrin”, pikërisht në momentin më të mirë të vendasve.
Sfida përfundoi 2-2, pasi Muriqi “tundi rrjetën” në fund, duke ndezur stadiumin. Kosova renditet në vendin e pestë me 4 pikë, sakaq zviceranët kryesojnë grupin I me 11 pikë.
SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Siç raporton gazetarja…
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka komentuar mbi krijimin e kompanisë shtetërore KAYO, duke…
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i ka drejtuar akuza opozitës dhe Partisë Demokratike, duke…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin…
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD në rrethe, akuzoi Ramën se, po përdor…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin,…