Categories: sport

Euro 2020, pabarazi e madhe mes skuadrave, mësoni ekipet e penalizuara nga kilometrat

Euro 2020 ishte i pari Kampionat Europian shëtitës në histori i zhvilluar në disa qytete dhe duke gjykuar nga deklaratat e Aleksander Ceferin, sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe i fundit.

Përveç problemeve logjistike dhe organizative, të përforcuara padyshim nga pandemia, disa dyshime kanë lindur në lidhje me kilometrat e ndryshëm të bëra nga ekipet: disa prej tyre ishin shumë të disavantazhuar, ndërsa të tjerët ishin tepër të favorizuar dhe e konfirmojnë rezultatet.

Të lidhura

None found

Siç tregon KPMG Football Benchmark, faktori i zhvendosjes ishte sigurisht i rëndësishëm: që të katër gjysmëfinalistët e Euro 2020, konkretisht, Italia, Spanja, Danimarka dhe Anglia, luajtën të gjitha ndeshjet e grupit të tyre në shtëpi. Holanda dhe Gjermania ishin gjithashtu mes ekipeve që luajtën fazën e parë të turneut pa udhëtuar, por të dyja u eliminuan në raundin e 1/8.

Pra jo rastësisht, 4 ekipet gjysmëfinaliste ishin mes ekipeve qe nuk udhëtuan aspak ose shumë pak dhe rasti më flagrant është Anglia që ishte gjatë gjithë kohës “pushim”.

Tre Luanët luajtën vetëm një ndeshje jashtë, çerekfinalen në Romë kundër Ukrainës, ndërsa gjashtë ndeshjet e mbetura u luajtën para tifozëve të tyre në Wembley.

Krahasimi me Zvicrën, ekipi që ka udhëtuar më shumë, është mbresëlënës pasi helvetët kanë udhëtuar tre herë më shumë se anglezët pavarësisht se kanë luajtur dy ndeshje më pak.

Ekipi i Petkoviç përshkoi gati 10,000 km në total, duke luajtur ndeshjen e parë të grupit në Baku, të dytën në Romë dhe të tretën përsëri në Baku.

Ndeshja në raundin e 1/8 kundër Francës u zhvillua në Bukuresht, ndërsa eliminimi kundër Spanjës në Shën Petersburg, një sorollatje e jashtëzakonshme për Xhakën me shokë.

Një fakt tjetër që nxjerr në pah disproporcionin e qartë të organizimit të Euro 2020 është fakti që Anglia ka udhëtuar më pak se Polonia, Sllovakia, Turqia, të tre skuadrat e eliminuara pas vetëm tre ndeshjeve, dhe madje edhe më pak se Austria dhe Uells, të eleminuara në 1/8.

Pra duket qartë që ekipi anglez ishte shumë i favorizuar me këtë format të Euro 2020 dhe më e rëndësishmja është që te paktën për shumë vite, UEFA nuk ka ndërmend të përsërisë një Kampionat të tillë Europian në qytete të ndryshme.

të fundit

VIDEO/ Flamurtari dhe Bylisi në barazim pas një pjese të parë me dy gola dhe emocione në Vlorë

Flamurtari - Bylis Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Flamurtari – Bylis me shifrat 1-1, e vlefshme për javën…

2 minutes ago

Kurti për The Irish Times: Njohja reciproke është kusht për normalizim të plotë me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova kërkon normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke…

3 minutes ago

Konjufca dhe Orban diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me homologen e tij nga Hungaria,…

3 minutes ago

Rritja e nivelit të Fierzës mbulon sërish rrënojat e Kukësit të Vjetër

Reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë që kanë përfshirë qarkun e Kukësit kanë ndikuar në rritjen e…

12 minutes ago

Tren i Amtrak përplaset me kamion në Luiziana, të paktën 5 të plagosur dhe tre vagonë jashtë shinave

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni të kompanisë Amtrak me një kamion 18-rrotësh,…

13 minutes ago

Shiroka Pula pret diplomatin luksemburgas, në fokus mbështetja prej 50 milionë eurosh

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz,…

14 minutes ago