Categories: sport

EURO 2020/ Nuk ka fitues në 90 minuta, Suedi – Ukrainë shkon në shtesë (VIDEO)

Suedia dhe Ukraina janë përballur në kuadër të fazës eliminuese të “Euro 2020”.

Në pjesën e parë, skuadrat ishin tejet kërkuese dhe pjesa e parë ishte dinamike.

Të lidhura

None found

Ukraina doli në avantazh fillimisht, ishte futbollisti i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko i cili pas një asistimi të mirë nga Yarmolenko, plasoi goditje të fuqishme për të shënuar në min 27′.

Mirëpo, Suedia e ngriti nivelin e lojës. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, ishte Emil Forsberg i cili me një gol të bukur shënoi në min 42′ me një goditje të fuqishme.

Në pjesën e dytë, skuadrat qëlluan tri herë shtyllën, dy herë Suedia dhe një herë Ukraina. Megjithatë, rezultati mbeti i njëjt në 90 minuta.

Rezultati i takimit pas 90 minutash, Suedia 1-1 Ukraina.

Tani, epilogu i takimit do të përcaktohet përmes vazhdimeve ose penaltive.

të fundit

Hetimet për aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë, Sanchez shpall tri ditë zie kombëtare

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të…

16 seconds ago

Rritet në 86 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë, vazhdojnë kërkimet

Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...]Read More...

41 seconds ago

Akuzohet se falsifikoi dokumente për 9 vite, Prokuroria çon për gjykim noteren në Fier (EMRI)

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…

3 minutes ago

VIDEO/ Polemika në Kategorinë e Parë: Pogradecit nuk iu njoh goli, vendimi i arbitrit dhe anësorit shkakton debat

Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…

7 minutes ago

Dodge zbulon Charger-in Mopar ’27 për 90-vjetorin, prodhimi kufizohet në 270 makina

Dodge ka prezantuar Mopar ’27 Dodge Charger, një edicion të kufizuar të krijuar për të shënuar 90-vjetorin e Mopar, markës…

7 minutes ago

Arnis Ademi, mbrojtësi i ri i Fiorentinës pranë debutimit në Serie A: Kosova më kontaktoi dhe kam lidhje të veçanta emocionale

Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…

18 minutes ago