EURO 2020 do të luhet në 11-të qytete evropiane, futbollistët e Maqedonisë së Veriut në Bukuresht dhe Amsterdam
Kampionati i ardhshëm evropian 2020, do të jetë i pari në histori që do të mbahet në 11 qytete në të njëjtin numër të vendeve në Evropë, derisa qytete nikoqire të ndeshjeve të ekipit kombëtar të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të jenë Bukureshti dhe Amsterdami.
None found
Ekipi kombëtar do të ketë paraqitjen e tij debutuese në skenën e madhe më 13 qershor kundër Austrisë në kryeqytetin rumun dhe katër ditë më vonë në Bukuresht do të luajnë kundër Ukrainës.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 18 në Arenën Kombëtare me kapacitet prej 55.600 vendesh, dhe për shkak të masave epidemiologjike në lidhje me Kovid-19, plotësimi maksimal i stadiumit do të jetë 25 për qind, ose rreth 13.000 spektatorë.
Ndeshjen finale në grupin “C”, ekipi kombëtar do ta luajë më 21 qershor në Amsterdam kundër Hollandës. në Arenën “Johan Krojf” me kapacitet prej 54.990 vendesh, derisa stadiumi do të jetë i hapur për rreth 12.000 spektatorë.
Qytetet nikoqire të EURO 2020 janë Baku, Budapest, Kopenhagë, Glasgov, Londër, Mynih, Romë, Shën Petersburg dhe Sevilje.
Pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur procedurë kundër…
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot bëhen 65 ditë nga lëvizja qytetare ndërsa kërkohet largimi i kryeministrit…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan, në afërsi të fshatit Murras. Sipas informacioneve…
Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” ka realizuar 6.85 milionë euro të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar…
Ilir DajaNë prag të përballjes Auda – Dinamo, ka folur për mediat trajneri i kryeqytetasve Ilir Daja [...]Read More...
Interi ka bërë një lëvizje për transferimin e sulmuesit francez Moussa Diaby nga Al-Ittihad, duke përfshirë në ofertën e tij…