Categories: sport

Statistikat e çerekfinales mes Ukrainës dhe Anglisë

-Anglia e ka vetëm një humbje në shtatë përballjet me Ukrainën, duke fituar katër herë dhe duke barazuar në dy takime.

– Dy ndeshjet e fundit ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë kanë përfunduar me barazim. Duelet ishin të vlefshme për kualifikimet e Botërorit të vitit 2014.

– Ukraina dhe Anglia janë takuar në një turne të madh vetëm një herë, në Kampionati Evropian të vitit 2012. Anglezët fituan 1:0 me golin e Rooney.

– Ukraina ka shënuar vetëm tre gola kundër Anglisë në shtatë ndeshje dhe asnjëherë më shumë se një gol në një takim. Në katër ndeshjet e fundit janë realizuar po aq gola, nga dy për secilën përfaqësuese.

– Secila nga ndeshjet e mëparshme të Anglisë në çerekfinale të Evropianit është vendosur në kohë shtesë ose penallti. Anglezët e kanë mposhtur Spanjën, por humbën në penallti nga Portugalia (2004) dhe Italia (2012).

– Anglia është vetëm përfaqësuesja e dytë në histori të kampionateve evropiane që nuk ka pranuar gol në katër ndeshjet e para. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Gjermania në vitin 2016.

– Paraqitja e vetme e Ukrainës në çerekfinale ishte kundër Italisë në Botërorin e vitit 2006, ku kishte pësuar humbje 3:0.

– Anglia ka bërë vetëm tetë goditje brenda kornizës së portës në katër takime deri më tani në “Euro 2020”. Ky është bilanci më i ulët i anglezëve në një turne të madh që nga Botërori i vitit 1966 dhe Evropiani i vitit 1980.

– Raheem Sterlingu ka shënuar tre nga katër golat e Anglisë në “Euro 2020”. Vetëm dy lojtarë anglezë kanë shënuar më shumë gola në një kampionat evropian. Alan Sheareri kishte realizuar pesë gola në vitin 1996, kurse Wayne Rooney katër herë më 2004.

– Andriy Yarmolenko ka qenë i përfshirë në pesë nga tetë golat e fundit të Ukrainës në kampionate evropiane, duke shënuar dy gola dhe duke bërë tri asistime. Është nivel i njëjtë me Andriy Shevchenkon, i cili kishte realizuar katër herë dhe kishte edhe një asistim.

– Nga lojtarët që kanë provuar të paktën 200 pasime në “Euro 2020”, saktësinë më të lartë e ka Aymeric Laporte me 95.3%, kurse mbrojtësi i Anglisë, John Stones, ka qenë i saktë 95.1%.

të fundit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti lë hapur mundësinë e kandidimit

Ilir Alimehmeti, ka folur sërish mbi mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet…

1 hour ago

Shkrumbohet mjeti në Levan, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar pak më parë në parë në Levan. Bëhet me dije se mjeti është djegur…

2 hours ago

Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, nuk përmbahet ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topalli, kurorëzoi dashurinë me gazetaren Cindy Marina në një ceremoni të veçantë në Itali…

3 hours ago

Federata Serbe falenderon FSHF-n: “Mirënjohje UEFA-s dhe shqiptarëve për mirëkuptimin!”

Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit për të zhvendosur ndeshjen kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë nga…

3 hours ago

“Përdorën Kalin e Trojës”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Doli tradhtar, por ne nuk demoralizohemi!

Kryetari i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për atë që ndodhi…

4 hours ago

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault”…

4 hours ago