sport

Etrit Berisha transferohet te Empoli

Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Empolit. Pas dëmtimit të Elia Kapriles, që do ta lërë jashtë fushe për disa muaj, klubi nga Toskana ka vendosur që të rikthehet në merkato dhe të marrë portierin shqiptar.

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit kishte edhe një vit kontratë me Torinon, por nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ivan Juriç.

Të lidhura

None found

Në bazë të akordit, Berisha do të firmosë deri në Qershor të 2024, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër vit.

Tek Empoli luajnë edhe mbrojtësi kuqezi Ardjan Ismajli si edhe sulmuesi i ekipit Shpresa Stiven Shpendi.

Lojtari kuqezi ka luajtur më parë te skuadrat e Atalantës, SPAL dhe Torinos.

Ai do të ndryshojë ekip dy javë pas nisjes së Serie A dhe në prag të dy ndeshjeve të kombëtares të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

34-vjecari ka luajtur me përfaqësuesen kuqezi 77 ndeshje dhe është një nga kapitenët e ekipit.

të fundit

Yamal kryeson 25 talentet e futbollit botëror, Barcelona dhe PSG spikasin në renditje

Lamine Yamal vazhdon të konsiderohet talenti më i madh i futbollit botëror. Ylli i Barcelonës kryeson listën e 25 futbollistëve…

13 minutes ago

Gjykata e Apelit konfirmon Arben Taravarin në krye të Aleancës për Shqiptarët

Gjykata e Apelit në Gostivar ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke njohur Arben Taravarin si kryetar legjitim…

15 minutes ago

Tensione në Kuvendin e Mitrovicës, PDK-ja paralajmëron kallëzim në polici pas përplasjes fizike

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në korridorin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe…

16 minutes ago

Nagavci: 41 milionë euro për pajisje mjekësore dhe zhvillimin e shëndetësisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci  ka bërë të ditur se janë miratuar dy projektligje për ratifikimin e…

16 minutes ago

E akuzuar se shtirej si e prekur nga kanceri për më shumë se një dekadë, 34-vjeçarja dyshohet se përfitoi 200 mijë dollarë

Një grua 34-vjeçare në Maryland të Shteteve të Bashkuara akuzohet se mashtroi për më shumë se një dekadë familjarët, miqtë…

25 minutes ago

Video/ Erërat e fuqishme tronditin urën e varur në Kili, alpinisti rrezikon të përfundojë në humnerë

Një incident i tmerrshëm ndodhi në Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit , kur një turist gjerman u përpoq…

25 minutes ago