sport

Etrit Berisha transferohet te Empoli

Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Empolit. Pas dëmtimit të Elia Kapriles, që do ta lërë jashtë fushe për disa muaj, klubi nga Toskana ka vendosur që të rikthehet në merkato dhe të marrë portierin shqiptar.

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit kishte edhe një vit kontratë me Torinon, por nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ivan Juriç.

Në bazë të akordit, Berisha do të firmosë deri në Qershor të 2024, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër vit.

Tek Empoli luajnë edhe mbrojtësi kuqezi Ardjan Ismajli si edhe sulmuesi i ekipit Shpresa Stiven Shpendi.

Lojtari kuqezi ka luajtur më parë te skuadrat e Atalantës, SPAL dhe Torinos.

Ai do të ndryshojë ekip dy javë pas nisjes së Serie A dhe në prag të dy ndeshjeve të kombëtares të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

34-vjecari ka luajtur me përfaqësuesen kuqezi 77 ndeshje dhe është një nga kapitenët e ekipit.

të fundit

Vrasja e Hysni Ymerit/ Zbardhet ngjarja në Shkodër, policia arreston 4 persona (EMRAT)

Zbardhet ngjarja në Shkodër. Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në panelin elektrik. Pas hetimeve intensive është…

6 minutes ago

Aksidenti me 2 viktima në Lezhë/ Identifikohen çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, pamje nga vendngjarja (EMRAT+VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident tragjik u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë…

29 minutes ago

Aksident te Rruga e Kombit/ Përmbyset një ambulancë, raportohet edhe për disa makina të përplasura

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur te Rruga e Kombit. Mësohet se autoambulancë është e përmbysur në rrugë. Gjithashtu…

39 minutes ago

Viti i Ri e gjeti pa Shpatin, Selvija bën postimin prekës: Zemra nuk njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur…

Teksa tashmë kemi hyrë në vitin 2026, e ky vit i ri ka sjell gëzim për shumë persona, nuk është…

54 minutes ago

Bilanc tragjik/ Në dy ditët e para të vitit 5 viktima dhe disa të plagosur nga aksidentet (VIDEO)

Dy ditët e para të vitit, në vendin tonë u regjistruan 5 viktima shkak aksidentet rrugore. Shkaqet kryesore kanë qenë…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy makina, raportohet për 2 viktima

Mëngjesin e kësaj të premteje, një tjetër aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se…

2 hours ago