Betis triumfoi 3-2 ndaj Lille në ndeshjen e raundit të parë të ligës në Ligën e Kampionëve, të zhvilluar në Francë.
Vendasit shënuan përmes Ayase Uedës në minutën e 12-të dhe Alexsandros në minutën e 36-të. Për skuadrën spanjolle realizuan Marc Bartra, në minutat 33 dhe 49, si edhe Troy Parrott në minutën e 53-të.
None found
Lille luajti me një futbollist më pak që nga minuta e 56-të, kur Ethan Mbappe, sulmuesi anësor dhe vëllai i vogël i Kylian Mbappes, u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq.
Gjithçka nisi pas një përplasjeje mes lojtarit të Betisit dhe Mbappes. Pasi futbollisti spanjoll e preku francezin në shpatull, Ethan reagoi duke e goditur me bërryl në kokë. Arbitri Georgi Kabakov rishikoi pamjet në sistemin VAR dhe vendosi ta përjashtonte menjëherë lojtarin e Lille.
Ethan e nisi rrugëtimin e tij futbollistik te të rinjtë e AS Bondy dhe PSG-së, përpara se të transferohej te Lille si lojtar i lirë në vitin 2024. Fillimisht ai luajti me ekipet e të rinjve të klubit parisien, ndërsa gjatë dy sezoneve të fundit Lille e ka afruar gradualisht me skuadrën e parë.
Gjatë sezonit të kaluar, ai regjistroi 22 paraqitje, tre gola dhe një asistim. Në edicionin aktual, Ethan e nisi si pjesë e ekipit të parë dhe luajti në të tri ndeshjet e kampionatit francez. Ai ishte titullar edhe ndaj Betisit, ku dha asistimin për golin e parë të Lille.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…