Komentatori i sportit Dritan Shakohoxha ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Soirée” për të folur, por edhe për të festuar për Euro 2020. Përballë moderatoreve të sportit, Shakohoxha foli edhe në lidhje me emisionet që janë të shumta këtë periudhë që analizojnë ndeshjet e Europianit.
Ai nënvizoi se nuk i pëlqen aspak që në emisionet sportive ftohen politikanë duke e konsideruar të shëmtuar këtë fakt.
“Një gjë që realisht nuk më pëlqen tek të gjithë programet është që befas sheh edhe xhiron e politikanëve. Është vërtet e shëmtuar. Na kanë nxirë jetën gjithë vitin dhe befas flasin edhe për futboll. Nuk mendoj se është gjë e mirë që të jenë edhe në festë.
Me gjithë respektin që mund të kem për të gjithë politikanët. Kjo pjesa e sportit është pjesa e festës. Në programet që kam bërë unë, nuk kam ftuar politikanë. Tani jam në një program që nuk e bëj unë dhe ka politikanë. Nuk më pelqen sepse mendoj se një përqindje shumë e madhe e njerëzve janë të lodhur dhe të mërzitur nga politikanë, nuk është se janë pjesa më e bukur e shoqërisë”, tha Shakohoxha.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…