Mohamed Salah ka postuar një foto të një peme të dekoruar të Krishtlindjeve në Instagram me një mesazh në lidhje me bombardimet e përditshme në Gaza.
Në vitet e mëparshme, egjiptiani u përball me kritika për festimin e festës më të madhe të krishterëve, dhe tani ai vendosi të postojë një foto bardh e zi të një peme të dekoruar të Krishtlindjeve.
Bashkë me foton ai ka shkruar një mesazh paqeje duke thënë se ai është me familjet e viktimave nga bombardimet në Gaza nga forcat ushtarake izraelite.
“Krishtlindja është koha e vitit kur familjet mblidhen për të festuar këtë festë. Me luftën brutale që po vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht me vdekjet dhe shkatërrimin në Gaza, këtë vit Krishtlindjet vijnë në një kohë të vështirë ku ne ndajmë dhimbjen e atyre familjet që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. Ju lutemi mos i harroni dhe mos u mësoni me vuajtjet e tyre. Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar Salah në Instagram.
Shtojmë se egjiptiani ka shënuar 16 gola me tetë asistime në 25 ndeshjet e luajtura këtë sezon për Liverpoolin, i cili aktualisht është i dyti në tabelë. /Telegrafi/
Një video prekëse po bën xhiron e rrjetit në TikTok, duke përlotur mijëra ndjekës me emocionin e fortë që përcjell.…
Pallati Buckingham ka bërë të ditur se është i gatshëm të ndihmojë policinë britanike, nëse kjo e fundit e kërkon,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime me nga 45 vjet burg për…
Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje…
Stenaldo dhe Luizi kanë patur një bisedë shumë të ndjerë sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Fituesi i…
Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…