Silvio Zogaj mbylli aventurën e tij me Flamurtarin në fillim të këtij viti, duke dalë në treg si lojtar i lirë. Me Flamurtarin në këtë sezon, futbollisti ka luajtur 15 ndeshje dhe ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës mes Kategorisë së Parë dhe Kupës.
Mirëpo, Zogaj e ka gjetur menjëherë destinacionin e tij të ri. “Newsport.al” ka mësuar se sulmuesi 26-vjeçar ka arritur akordin për t’u transferuar tek Erzeni. Ish-i i Vllaznisë gjithashtu ka zhvilluar edhe seancë stërvitore me ekipin e Deliallisit.
Kujtojmë që Zogaj është një lojtar i njohur në Superiore, ku më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Vllaznisë, Kastriotit, Teutës, Laçit dhe Luftëtarit dhe së fundmi atë të Flamurtarit në Kategorinë e Parë. /newsport.al/
Një fëmijë 4-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë ditën e premte pasi ishte paraqitur pa shenja jete në spital. Familja,…
Janë mbyllur sot kërkimet me gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha…
Partia Demokratike mban pasditen e të martës një protestë në kryeqytet por se ende nuk janë bërë të ditura skenarët…
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e Dashnor Sulës në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.…
Gjashtë persona të shpallur në kërkim janë kapur në Durrës dhe zonat përreth, për vepra të ndryshme penale, që nga…
Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një postim mbështetës nga Yll…