Categories: sport

Ernis Qestaj zyrtarizohet te Karlovac, nis aventurën e re në Kroaci

Ernis Qestaj, sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova, ka bërë hapin e radhës në karrierë, pasi është transferuar te Karlovac, klub që garon në kategorinë e dytë të futbollit kroat.

Talenti kosovar i bashkohet skuadrës së re pas përfundimit me marrëveshje të kontratës së tij me NK Slaven Belupo. Ai ishte bërë pjesë e ekipit nga Koprivnica në verën e vitit 2024, kur u transferua nga Phoenix i Kosovës.

Të lidhura

None found

Në edicionin e fundit, Qestaj zhvilloi gjithsej 6 ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Slaven Belupos, prej tyre 5 në kampionat dhe 1 në Kupën e Kroacisë.

Te Karlovaci, ai pritet të ofrojë freski në fazën sulmuese, më shumë alternativa në repartin ofensiv dhe garë më të madhe brenda skuadrës.

“Ernis, mirë se erdhe në Karlovac!”, thuhej në mesazhin e klubit kroat në momentin e prezantimit të futbollistit kosovar.

Qestaj është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, me të cilën aktivizohet me shumë sukses.

të fundit

Zbulohet paneli i gjyqtarëve që do të shpallë vendimin për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Më 16 shtator, Kosova pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Pas 234 ditëve të gjykimit, procesi përmbyllet të mërkurën me…

7 minutes ago

Xherdan Shaqiri shpërthen ndaj Luzernit dhe përfshihet në formacionin ideal të javës në Zvicër

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka qenë lojtari më i vlerësuar i javës pas spektaklit që dhuroi ndaj Luzernit.Baseli regjistroi fitore…

13 minutes ago

SHBA paralajmëron për tubime masive në Kosovë në prag të vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar qytetarët për protesta…

18 minutes ago

Bojkoti i avokatëve shtyn për dy javë gjyqin e dosjes “Partizani”

Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë me dy javë, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve…

22 minutes ago

Kërcënimi ndaj kryeministrit Mickoski përmes rrjeteve sociale, Prokuroria kërkon paraburgim për 39-vjeçarin

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka filluar procedurë kundër një personi 39-vjeçar të fshatit Çerkez, për…

23 minutes ago

Kurti apelon për konsensus mbi kreun e shtetit: E papranueshme të përsëritet cikli zgjedhor

Qeveria e re e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, do të mbajë sot mbledhjen e saj…

28 minutes ago