Ishte e pritshme që të ndodhte kështu. Ernest Muçi ishte nga më të dalluarit në javën e fundit të Turkiye Superlig, dhe për këtë kontribut mori shpërblimin, me “yllin” e Kombëtares shqiptare, që u zgjodh mes më të mirëve, në formacionin e javës, teksa ishte protagonist me shënimin e një goli, në fitoren 2 me 0, të Besiktas, ndaj skuadrës së Ankaragucu.
Muçi mori notën 8.4, duke qenë më i miri në fushë dhe madje me diferencë nga lojtarët e tjerë, qoftë të “Shqiponjave të Zeza” e qoftë të ekipit kundërshtar e falë kësaj note të lartë, të dhënë nga faqja e specializuar “Sofascore”, futbollisti ofensiv arriti të siguronte një vend, mes 11 lojtarëve më të dalluar të javës së kaluar në elitën e futbollit turk.
Deri tani, ish-“ylli” i Tiranës, ka realizuar tri herë për ekipin e tij të ri, me të cilin u bashkua në janar të këtij viti.
Ndërkaq, së fundmi ai luajti sërish në formacion për skuadrën e Besiktas, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Turqisë, ku kundërshtar ishte sërish Ankaragucu, por kësaj here përballja përfundoi pa gola.
Fati i kualifikimit do të vendoset në sfidën e dytë që do të luhet në Stamboll në 7 maj, me “Shqiponjat e Zeza”, që synojnë trofeun e Kupës, pasi ka dështuar plotësisht në kampionat.
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka deklaruar se është i mbushur me pikëllim dhe zemërim pas vrasjes së tmerrshme të…
Këtë të enjte, Partia Socialiste mbledh Asamblenë e Përgjithshme, ku pritet që kryeministri Edi Rama, të publikojë listën e emrave…
Pak pas mesnate rreth orës 01:00, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në qytetin e Kukësit, në zonën…
Sot, më 11 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të enjte 11 shtator 2025, të gjithë do të mësojnë emrat e ministrave të qeverisë së re. Në Asamblenë…
Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të…