Ermal Krasniqi është gjobitur nga klubi i Rapidit të Bukureshtit.
Kjo ka ardhur pas veprimit të yllit kosovar ndaj trajnerit, Bogdan Lobont.
Krasniqi e injoroi trajnerin pas zëvendësimit dhe shkoi u ul direkt në stol.
Njëri prej aksionarëve të Rapidit, Victor Angelescu ka konfirmuar gjobën ndaj 25-vjeçarit, por pa dhënë më shumë informata.
“Kemi marrë masë disiplinore. Nuk ishte në rregull. Reagimi i Salahut me Kloppin ishte dhjetë herë më i keq. Mund ta konfirmoj se ai nuk është lojtar problematik. Ai nuk na shkaktoi asnjë problem në dhomën e zhveshjes. Është prej të parëve që paraqitet në stërvitje. Ishte reagim zhgënjimi. Ai mori një gjobë të vogël sipas rregullores disiplinore”, ka thënë Angelescu, shkruan “Digi Sport”.
Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes…
Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…
Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…
Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…