Categories: sport

Ermal Krasniqi beson te fitorja ndaj Austrisë: Kemi mundësi të synojmë kreun e grupit

Ermal Krasniqi është optimist se Kosova mund ta mposhtë Austrinë në përballjen e sontme, e cila nis në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sipas tij, një rezultat i tillë do t’ia mundësonte Kosovës të synonte edhe vendin e parë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Sulmuesi kosovar e ka cilësuar këtë takim si një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni dhe ka bërë të ditur se skuadra është përgatitur në nivelin maksimal.

“Mund të luftojmë lirisht për vendin e parë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe besoj se nuk do t’i përsërisim gabimet e sfidës së parë me Austrinë. Shpresoj që këtë herë t’i qasemi më mirë takimit dhe të marrim një rezultat pozitiv”.

Në një prononcim për “Klan Kosova”, Krasniqi veçoi repartin defensiv si një nga aspektet ku përfaqësuesja duhet të bëjë përmirësime, me qëllim që të mos përsëriten gabimet e ndeshjeve të kaluara.

“Duhet t’i korrigjojmë gabimet e bëra në ndeshjet e kaluara. E dimë se kemi kualitet dhe se mund ta fitojmë edhe këtë përballje. Do të luajmë në stadiumin tonë, para tifozëve tanë, ndaj përkrahja e tyre mund të na ndihmojë të triumfojmë”.

Futbollisti pranoi se Austria ishte parë si favorite për të përfunduar në krye të grupit që në nisje të garës, megjithatë ai beson se një fitore në “Fadil Vokrri” mund ta ndryshojë këtë panoramë.

“Në fillim të gjithë kemi thënë se Austria ishte favorite. Unë besoj te ekipi ynë, pasi në grup kemi shumë kualitet. Besoj se mund ta sigurojmë edhe vendin e parë”, përfundoi Krasniqi./

të fundit

Pacolli takohet me zyrtarë të Bangladeshit, palët synojnë marrëveshje për mjedisin

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit…

2 minutes ago

Protesta për të pestën fundjavë në Francë, 106 mijë pjesëmarrës dhe 219 të arrestuar

Një tjetër fundjavë protestash në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, 106 mijë njerëz morën pjesë të shtunën në…

7 minutes ago

Kosova zgjeron raportimin për luftën kundër pastrimit të parave, çfarë përcakton udhëzimi i ri

Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…

13 minutes ago

Në gjyq juristi i Kadastrës për heqjen e kufizimit mbi një pronë në Selitë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…

14 minutes ago

Partia e Pensionistëve kërkon burg, konfiskim pasurie dhe ndalim të përjetshëm të funksioneve publike për të dënuarit për korrupsion

Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…

15 minutes ago

LSDM: Ish-anëtarët që punonin kundër nesh për para kaluan te ZNAM-i i Dimitrievskit

Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…

16 minutes ago