sport

Erling Haaland kundër Kylian Mbappe, përplasja e titanëve në Botërorin 2026

Mbrëmja e sotme, ka rezervuar përballjen mes Francës dhe Norvegjisë në ndeshjen e fundit në Grupin I me të dyja skuadrat që janë tashmë të kualifikuara.

Kështu që kjo ndeshje do të jetë për vendin e parë në grup, por nuk është vetëm kjo.

Të lidhura

None found

Sfida mes Norvegjisë dhe Francës ka brenda saj duelin mes dy yjeve të tyre, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, dy goleadorë që janë edhe në garë për Këpucën e Artë dhe pse jo edhe të Topit të Artë të kompeticionit.

Si Mbappe ashtu edhe Haaland, kanë shënuar 4 gola secili në dy ndeshjet e para kështu që kjo ndeshje do të jetë në funksion të këtyre dy prej yjeve të futbollit botëror

Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, janë vënë më parë përballë njëri-tjetrit në rang klubesh, por kjo do të jetë hera e parë që ata do të kenë këtë duel mes tyre në nivel kombëtaresh.

Të dy lojtarët kanë bërë rrugëtime të ndryshme për të ardhur aty ku janë. Erling Haaland, 25 vjeç është në Botërorin e tij të parë dhe po e përjeton si ai fëmija kur shkon për herë të parë në një kënd lojërash.

Ndërsa Mbappe, 27 vjeç, ndihet si në shtëpi teksa për francezin është pjesëmarrja e tij e tretë në një Kupë Bote. Francezi për më tepër ka 16 gola të shënuar në 16 ndeshje botërori dhe përpara tij në këtë moment është vetëm Lionel Messi.

Kylian Mbappe triumfoi në edicionin e 2018 dhe ishte finalist në 2022. Por edhe Haaland e ka një avantazh kundrejt Mbappe, ka fituar Ligën e Kampioneve me Manchester City në 2023

Edhe pse janë 2 prej sulmuesve më të mirë në botë dhe njihen për aftësitë e tyre për të gjetur golin nga hiçi, Haaland dhe Mbappe mbeten dy entitete të ndryshme.

Shpejtësia e francezit, aftësia e tij destabilizuar çdo skuadër, paparashikueshmëria dhe aftësia e tij si në finalizimin ashtu edhe në krijimin e rasteve të shënimit e kanë bërë atë një futbollist të jashtëzakonshëm që kur ishte adoleshent. Ndërsa Haaland është mbreti i zonës.

Është i fuqishëm, i drejtpërdrejtë, efikas dhe me një uri për gola; janë këto asetet e norvegjezit ashtu sikurse edhe tempi i tij. Aftësitë e dy sulmuesve mund të jenë të ndryshme, por statistikat tregojnë të njëjtën histori; Haaland është një nga 2 sulmuesve më prolifikë në botë

Të dy lojtarët janë shënuesit më të mirë të kombëtareve të tyre respektive; Mbappe është në kuotën e 60 golave me Francën, 1 më shumë se Haaland që ka 59 gola me Norvegjinë, por ‘Vikingu’ e ka arritur këtë shifër në më pak ndeshkje të luajtur, në vetëm 52 sfida, ndërsa

Mbappe ka 100 ndeshje me Francën. Mbappe në 8 sezone është shpallur si shënuesi më i mirë i kamponatit në rang klubesh; në 6 sezone me PSG në Ligue 1 dhe në 2 sezone me Realin e Madridit në La Liga. Ndërsa Haaland ka qenë shënuesi më i mirë i Premier League në 3 nga 4 sezonet e fundit.

Po kështu, të dy lojtarët janë shpallur shënuesit më të mirë të Ligës së Kampioneve në 2 raste; Mbappe në sezonin e fundit me Realin e Madridit dhe në 2023/24(bashkë me Harry Kane( kur ishte ende pjesë e PSG. Ndërsa Haaland, në sezonin 2020/21 kur ishte te Borussia Dortmund dhe në sezonin 2022/23 me Manchester City kur triumfoi në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube

Në rang klubesh, Mbappe dhe Haaland janë vënë përballë njëri-tjetrit në 4 raste me francezin që ka fituar në 3 raste, ndërsa Haaland në 1. Që të dy lojtarët janë të pangopur në shënimin e golave, Mbappe në sezonin e fundit ka shënuar 42 gola në të gjitha kompeticionet me Realin e Madridit, me Haaland që është aty pranë me 38 gola me Manchester City. Norvegjezi ka 16 gola të shënuar në 8 ndeshjet e fundit me kombëtaren skandinave, ndërsa Mbappe 10 gola në 10 ndeshjet e fundit më Blutë.

Kështu që mbrëmja e sotme pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbollistik me këtë përplasje titanësh mes dy prej goleadorëve më të mirë të botës.

të fundit

Romario, talenti rebel që u kthye në simbolin e triumfit brazilian

I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…

2 hours ago

Rrugëtimi i pazakontë i Valdas Dambrauskas: nga “Kush do të bëhet milioner?” deri te dueli me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…

2 hours ago

E ardhmja e Leaos mbetet e pasigurt, Aston Villa dhe Galatasaray në garë për portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…

2 hours ago

Divjaka on the 28th Day of Protest: Residents Oppose Merger with Lushnja

Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…

2 hours ago

PHOTOS/ Ratko Mladić: from a figure praised as a hero in Serbia to an accused perpetrator of the Srebrenica genocide

Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…

2 hours ago

Nepal, flooding worsens tragic toll: 389 dead across the country

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…

2 hours ago