Dinamo do të presë Audan në “Elbasan Arena”, në takimin e kthimit të turit të tretë kualifikues të Conference League. Përballja e parë përfundoi me fitoren 1-0 të skuadrës letoneze.
None found
Përpara duelit që pritet të ndikojë ndjeshëm edhe në fatin e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja, sulmuesi Eridon Qardaku ka shprehur bindjen se Dinamo mund të sigurojë kualifikimin.
“Besimi ynë te kalimi në turin tjetër është absolut, pasi kemi punuar shumë. Kjo punë nuk ka filluar vetëm gjatë këtij viti, por ka vijuar në mënyrë të pandërprerë. Mendoj se edhe futbollistët e afruar, me ndihmën e pjesës tjetër të skuadrës, e kanë kuptuar filozofinë e klubit dhe kërkesat e trajnerit. Kur të gjithë këta elementë ndërthuren, është e natyrshme që të kemi besim.
Përmbysja e një rezultati 0-1 nuk është e lehtë, por po aq lehtë mund të humbet edhe një ndeshje që e ke fituar 1-0. Detyra jonë është të zbatojmë udhëzimet e trajnerit, të fitojmë më shumë dyluftime dhe të tregojmë agresivitet. Nëse secili prej nesh zhvillon një paraqitje të mirë dhe dinjitoze, besoj se mund të kualifikohemi.
U bëj thirrje tifozëve që të vijnë në një numër sa më të madh dhe të na mbështesin, sepse prania e tyre do të ishte padyshim një shtysë shtesë për ne”, deklaroi Qardaku.
Një operacion i ushtrisë amerikane për shpërthimin e kontrolluar të rreth 5 tonëve material eksploziv në shtetin e Iowa-s është…
Kaos në trafikun ajror amerikan vetëm pak ditë përpara festës së Falënderimeve. Kompania ajrore Delta Air Lines është përballur të…
Një dëshmi e fortë vjen nga protesta e zhvilluar në Tiranë, ku një 16-vjeçar ka treguar për mikrofonin e gazetarit…
Vranësira, reshje shiu dhe mundësi për borë në zonat malore, ndërsa ngricat e mëngjesit dhe mjegulla do të jenë të…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Izet Mexhitin, kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin…
Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo shfrytëzimit seksual në internet, tregon…