Sulmuesi Erdon Daci nuk do të mund të jetë në dispozicionin e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.
Futbollisti shkupjan ka pësuar një lëndim me skuadrën e tij Beveren dhe nuk do ti bashkohet grupit të reprezentuesve në grumbullim të hënën në Antalia.
None found
Skuadra e tij Beveren humbi 0:1 nga Patro Eisden, teksa Erdon Daci luajti për 83 minuta. Reprezentuesi i Maqedonisë këtë sezon regjistron shtatë paraqitje me klubin belg, ku ka shënuar një gol dhe një asist.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë kontrolluese do ta luaj me 22 mars, ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Malin e Zi.
Të dyja ndeshjet do të luhen në Antalia të Turqisë, ndërkohë nga Federata e futbollit të Maqedonisë nuk kanë bërë të ditur se a do të bëhet ndonjë ftesë tjetër në vend të Erdon Dacit. /Telegrafi/
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…