Categories: sport

Erblin Osmani vendos për Dardanët, talenti i Bayern München do ta përfaqësojë Kosovën

Erblin Osmani ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Vendimi është konfirmuar sot nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili i ka dorëzuar pasaportën kosovare talentit të Bayern München.

Të lidhura

None found

Në një postim në rrjetet sociale, Ajeti e cilësoi nder të veçantë dorëzimin e pasaportës së Republikës së Kosovës Osmanit, ndërsa njëkohësisht bëri publik lajmin e rëndësishëm për futbollin kosovar se Erblini do të luajë për Kosovën.

Ambasadori u shpreh se mezi pritet paraqitja e talentit me fanellën e Dardanëve dhe përfaqësimi me krenari i Kosovës. Ai falënderoi gjithashtu presidentin Agim Ademi dhe Federatën e Futbollit të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar.

Sipas Ajetit, zgjedhja e Osmanit është një tjetër dëshmi se talentet po vendosin të luajnë për Kosovën dhe se e ardhmja e futbollit të vendit është e ndritur.

Rrugëtimi nga Bayern München te Kosova

Osmani vlerësohet si një nga talentet interesante të brezit të ri të Bayern München. Që prej vitit 2017 ai është pjesë e akademisë së klubit të madh bavarez, ku ka kaluar hap pas hapi nëpër grupmoshat e ndryshme deri te ekipi i parë.

Debutimi i tij me skuadrën e parë të Bayern München në Bundesliga erdhi në mars të këtij viti, në ndeshjen e fituar 4-0 kundër Union Berlinit.

Me 16 vjeç e 306 ditë, Osmani u regjistrua si futbollisti i dytë më i ri në historinë e Bayern München që ka debutuar në Bundesliga. Para tij renditet vetëm Paul Wanner.

Paraqitjet e Osmanit kanë rritur besimin e klubit bavarez tek e ardhmja e tij, ndërsa gjatë verës Bayern München vendosi t’ia zgjasë kontratën.

Vizita e mëparshme në kampin e Dardanëve

Zgjedhja e Kosovës nga Osmani nuk përbën një zhvillim krejtësisht të papritur. Gjatë këtij viti, futbollisti i Bayern München kishte vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës në kohën kur Dardanët ndodheshin në grumbullim.

Gjatë qëndrimit atje, ai ishte njohur nga afër me kushtet e punës së Kombëtares së Kosovës. Osmani kishte biseduar gjithashtu me përzgjedhësin Franco Foda dhe me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Vizita ishte konsideruar një tregues i rëndësishëm për të ardhmen e tij në nivel ndërkombëtar, pasi deri në atë periudhë talenti i Bayern München kishte luajtur për përfaqësueset e grupmoshave të Gjermanisë.

Tashmë, pajisja me pasaportën e Kosovës dhe konfirmimi i ambasadorit Faruk Ajeti i kanë dhënë fund çdo dileme: Erblin Osmani do të jetë pjesë e Dardanëve.

Përforcim me perspektivë për Kosovën

Osmani ka lindur dhe është rritur në Gjermani, ndërsa prejardhjen shqiptare e ka nga Kosova.

Kalimi i tij te Kosova shihet si një përforcim me rëndësi për të ardhmen. Bëhet fjalë për një futbollist që ka debutuar tashmë në një nga kampionatet më të forta të Evropës dhe që po formohet në një prej akademive më të njohura të futbollit në botë.

Pas Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut, Albian Ajetit, Eliot Bujupit dhe talenteve të tjera të brezit të ri, Kosova tashmë ka në horizont edhe një tjetër emër të madh.

të fundit

Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Këtë të mërkurë, studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen…

2 minutes ago

Kosova U19 e nis me humbje rrugëtimin kualifikues, Belgjika fiton 2-0

Kombëtarja e Kosovës U19 është mposhtur me rezultat 2-0 nga Belgjika në ndeshjen e para të kualifikimeve për Euro 2027.Dardanët…

7 minutes ago

Ministria e Financave nuk ka kompetencë për shitjen e aksioneve nga bankat, thotë Dimitrieska Koçoska

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, dëshmoi sot në seancën mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e…

9 minutes ago

Publikohen imazhet e “paletave” me euro! Dhoma e mbushur plot me para, zbulohet jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Dubai është kthyer në një nga destinacionet ku kanë gjetur strehë disa prej personazheve më të njohur të krimit të…

17 minutes ago

Special Court of Appeals changes first-instance ruling for former Operational Unit chief Oltion Bistri

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga…

18 minutes ago

KSF moving toward meeting NATO standards in military medicine

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade…

18 minutes ago