Categories: sport

Enrique zbulon bisedën që pati me Sergio Ramos pasi e la jashtë EURO 2020

Selektori i Spanjës, Jose Enrique ka folur për mos thirrjen e Sergio Ramos në Kombëtaren spanjolle.

Kjo ishte hera e parë në histori të Kombëtares spanjolle që asnjë lojtar i Real Madridit nuk është thirrur. Në fakt, që prej themelimit të Kombëtares, aty ishte së paku një lojtar i Real Madridit.

Të lidhura

None found

Këtë herë, Sergio Ramos, Odriozola, Lucas Vazquez, Marco Asensio dhe Dani Carvajal nuk janë thirrur nga Enrique.

Enrique tregoi se ai pati një bisedë me Ramos ditën e djeshme dhe i komunikoi lajmin, të cilin sipas tij ishte një vendim i vështirë, por që u morr për të mirën e skuadrës.

“Ju duhet të merrni vendime të bazuara në kritere dhe paraqitje. Do të doja të flisja për Sergio Ramos natyrisht, sepse ai nuk ka qenë në gjendje të luajë që nga janari në kushtet normale dhe nuk ka qenë e lehtë”, tha ai.

“Dje pata mundësinë t’ia komunikoj lajmin. Ishte vështirë, më jep një ndjenjë të keqe sepse ai është dikush që ka qenë gjithmonë në nivelin më të lartë, por unë mendoj se ky vendim ishte për të mirën e grupit”, shtoi ai.

“Unë i sugjeroj atij që të bëhet egoist dhe të rikthehet në 100% për të vazhduar të paraqitet me klubin dhe vendin e tij në të ardhmen”, tha Enrique.

“Është një vendim që jam menduar shumë, fola me të pak në ndeshjen Real Madrid – Sevilla, por vetëm për lëndimin. Unë dua ta mbaj bisedën e djeshme private, nuk është e lehtë të komunikosh diçka që nuk është pozitive për të, por unë duhet të mendoj çfarë është më mirë për skuadrën. Shpresoj që ky vendim të mos e ndikojë Kombëtaren”, përfundoi Jose Enrique.

të fundit

Superkompjuteri zbulon favoritët për Topin e Artë deri në vitin 2036, mes tyre edhe disa surpriza

Një superkompjuter ka parashikuar fituesit e Topit të Artë për dhjetë vitet e ardhshme, duke përfshirë emra të mëdhenj si…

5 minutes ago

Trafikuan rreth 2.4 ton lëndë narkotike, SPAK çon për gjykim 17 persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës…

5 minutes ago

Mickoski after meeting Haxhiu: Dialogue and regional cooperation help increase stability

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.Në…

6 minutes ago

The person who died at work in Istog has been identified

Një person ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut, në rrethana që dyshohet se…

7 minutes ago

Jeton Sylaj appears before court in Peja as prosecution seeks detention for violating court order

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekaj, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Pejë, në seancën për shqyrtimin…

7 minutes ago

Professor Lush Susaj: Only students can heal Albania’s wounds; parents, come out and support your children! Let’s overthrow the system as in Serbia and Hungary

Profesor Lush Susaj, foli për News24 nga protesta e ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit. Ai e sheh si…

8 minutes ago