Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri boshnjak kishte punuar me Hoxhën te Dinamo e Zagrebit, ndërsa transferimi nuk u realizua për shkak se merkato e Hull Sitit u bllokua nga FIFA.
Tashmë që Hoxha është kthyer në titullar të rëndësishëm te Dinamo Zagreb, Jakiroviç ka folur sërish. Këtë herë duke treguar për besimin te anësori, që të çojë Shqipërinë në Botëror.
“Nuk është sekret që e kam dashur Arbërin dhe se nga ana e tij kishte interes të madh për të ardhur në Angli. Megjithatë, te Dinamo ai nuk ishte opsioni i parë gjatë verës dhe përmendeshin edhe disa klube të tjera. Pastaj na goditi ai pezullimi i merkatos, Arbëri luftoi për vendin e tij dhe gjithçka po shkon shumë mirë për të gjithë.
Përndryshe, ai është një karakter i madh dhe një djalë i ri fisnik. Pikërisht për këtë arsye, përveç cilësive të tij futbollistike që po dalin gjithnjë e më shumë në pah, kam këmbëngulur aq shumë në transferimin e tij. Ai mund të luajë në liga të mëdha dhe është shtyllë e përfaqësueses së tij. Sinqerisht, nuk do të më habiste aspak nëse ai e çon Shqipërinë në Botërorin e Amerikës, pasi në play-off kanë një short të favorshëm për një arritje të tillë”, u shpreh trajneri boshnjak që synon të ngjitet në Premier Ligë me Hull Sitin.
Izraeli dyshohet se ka marrë sinjal pozitiv për një sulm të mundshëm ndaj programit balistik dhe instalimeve raketore të Iranit,…
Pas disa orëve që qarkullimi i aautomjeteve në aksin Qafë Thore-Theth është i bllokuar, Autoritet Rrugor Shqiptar u bën thirrje…
Qindra mijëra njerëz morën pjesë në demonstrata anembanë botës kundër qeverisë iraniane të shtunën, pas thirrjeve nga djali në mërgim…
Partizani ka triumfuar përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit numër 211-të, të vlefshëm për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”.…
Mali dhe Greta u vendosën përballë pyetjeve të Stenaldos dhe Shëndritit sot, në “Live nga Shtëpia” nga studioja radiofonike e…
Radha të gjata automjetesh dhe lëvizje e ngadaltë janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd – Elbasan,…