Categories: sport

Ende asgjë, Hazard: Ky sezon do të jetë më i mirë, dua t’i kthej paratë Realit

Ylli i belg i Real Madridit, Eden Hazard ka reaguar në këtë fillim sezoni me Real Madridin.

Sulmuesi ka dështuar deri më tani te “galaktikët”, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar .

Të lidhura

None found

Hazard beson se ky do të jetë sezoni ku ai do të japë më të mirën për klubin nga Madridi ku të justifikojë edhe paratë e shpenzuara për  të.

“Ky sezon te Real Madrid do jetë i mirë. E di që do jetë sezon i mirë për mua edhe për Real Madridin. Të fitojë ndeshje, çmime, shënojë gola, driblime. Nuk kam dyshime”.

“Njerëzit mendojnë që jam i lënduar. Kjo është e vërteta. Por, nëse shikoni karrierën time, nuk ka lojtarë që ka luajtur aq shumë ndeshje për 10 vite”.

“Që nga fillimi i sezonit kam bërë punë të mirë. Për momentin është duke shkuar mirë, por nuk jam 100 për qind. Shpresoj të vazhdojë kështu”.

“Ndonjëherë është vështirë të jesh i lënduar. Dëshiron të luash, por ke dhimbje. Janë momente të vështira. Duhet të kuptosh, bën gjithçka që duhet dhe nuk të ndihmon”.

“Kam nënshkruar për pesë sezone me Real Madridin. Dy të parët nuk kanë qenë të mirë, lëndimet nuk më kanë ndihmuar, por kam edhe tre të tjerë të dëshmojë sa vlejë”.

“Jam duke pritur momentin që të tregojë vetën sërish. Real Madrid ka shpenzuar shumë para në mua. Dua t’i rikthejë ato”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Hazard do jetë me Belgjikën në ndeshjet e shtatorit./albeu.com/

 

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago