“Allianz Arena” do të mbajë një emër tjetër në Kampionatin Evropian këtë verë për shkak të një rregulli që pak persona e dinë.
Stadiumi i Bayern Munich që ka një kapacitet prej 70,000 mijë tifozësh do të jetë nikoqire e ndeshjes hapëse të Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Skocisë.
Para fillimit të ndeshjes hapëse të kësaj gare, një ceremoni hapëse formale do të zhvillohet rreth një orë para se të nis takimi.
Aty, UEFA do të nderojë Franz Beckenbauer, ndërsa dy legjendat e Gjermanisë, Bernard Dietz dhe Jurgen Klinsmann do të sjellin në fushë trofeun e Kampionatit Evropian.
Do të ketë gjithashtu fishekzjarre dhe një ceremoni prezantimi të flamujve të secilit shtet pjesëmarrës në Euro 2024, sipas gazetës gjermane BILD.
Sidoqoftë, gazetarët dhe komentatorët nuk do të jenë në gjendje që t’i referohen stadiumit si “Allianz Arena”.
Kjo për shkak se shtëpia më e madhe e futbollit evropian nuk i njeh sponsorët e stadiumeve si Allianz për shkak të rregullave strikte sa i përket sponsorizimit.
Vetëm partnerët zyrtarë të kësaj gare janë të lejuar që të lidhen me garat e UEFA-s, që do të thotë se stadiumi do të quhet “Fußball Arena München” gjatë Euro 2024.
Më herët gjatë muajit prill, emri i stadiumit të Arsenalit ishte ndryshuar për ndeshjen ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në garat evropiane, stadiumi mbante emrin “Arsenal Stadium” pikërisht për shkak të rregullave që përmendëm më lartë.
Së fundmi, rrjetet sociale kanë nxitur shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit.…
Policia ka goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në Tiranë. 33 persona janë identifikuar si pjesë e këtij…
Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar…
Endrit Shabani, i ftuar në studion e News24, ka folur pas emërimit të tij si Avokat i Popullit, duke komentuar…
Më 24 dhjetor, një datë me domethënie të veçantë për Luizin Ejlli, artisti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP…
Xhudistja më e mirë e Kosovës, Distria Krasniqi, e mbyll vitin edhe një herë në majën e xhudos ndërkombëtare si…