Kombëtarja e Brazilit ka një trajner të ri, ose më saktësisht, ka një trajner të përkohshëm. Vendi i lënë bosh nga Tite pas mbarimit të Botërorit 2022, është plotësuar, por vetëm përkohësisht.
Federata Braziliane e Futbollit ka bërë të ditur se ka emëruar Ramon Menezes si trajner të përkohshëm të saj. Ish-tekniku i U20 të Brazilit, do të drejtojë ekipin në miqësoren e planifikuar kundër Marokut më 25 mars.
None found
Por vetëm kaq, pasi ai nuk pritet të jetë trajneri i “seleçao” në vazhdim. Kjo ka qenë zgjidhja e përkohshme me këtë trajner i cili ka bërë mirë në stolin e U20 dhe ka treguar gatishmërinë për të drejtuar edhe emrat e mëdhenj të përfaqësueses qoftë edhe për një ndeshje të vetme.
Na Brazil janë të bindur se ky vendim për trajnerin e përkohshëm ka të bëjë me dëshirën që duket gjithnjë e më e realizueshme për të sjellë në këtë pankinë Karlo Ançelotin. Ky i fundit nuk do të largohet nga Real Madrid pa u mbyllur sezoni, por me përfundimin e tij, gjithçka mund të ndryshojë. Kjo është shpresa e drejtuesve të Federatës të cilat janë të bindur se italiani do të ndërtonte një cikël fitues në gjendje për të arritur në majën e futbollit botëror në Kupën e Botës 2026.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…