Categories: sport

Emiliano Martínez transferohet te Chelsea, arrihet marrëveshja me Aston Villan

Chelsea ka gjetur gjuhën e përbashkët me Aston Villan për transferimin e Emiliano Martínezit, i cili pritet ta vijojë karrierën te klubi londinez.

Sipas Matt Law të “The Telegraph”, palët kanë rënë dakord për një shumë prej 8.7 milionë eurosh dhe lëvizja do të jetë transferim i përhershëm.

Të lidhura

None found

Marrëveshjen e ka bërë të ditur edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, përmes formulës së tij të njohur:

“Chelsea ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e Emiliano Martínez, HERE WE GO!”, shkroi Romano.

Portieri argjentinas pritet të marrë menjëherë vendin e titullarit te Chelsea. Vendimi i klubit për të ndërhyrë në këtë repart erdhi pas paraqitjes së Robert Sánchezit në sfidën hapëse të sezonit të Ligës Premier kundër Fulhamit.

Për Martínez, ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë. Ai konsiderohet ndër portierët më të njohur të Ligës Premier dhe ka qenë një figurë e rëndësishme edhe te përfaqësuesja e Argjentinës, me të cilën është shpallur kampion bote.

Hapi i radhës është finalizimi zyrtar i marrëveshjes, pas të cilit Martínez do t’i bashkohet Chelseat si lojtar i përhershëm.

të fundit

Albin Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, i shoqëruar nga bashkëshortja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, gjatë vizitës në Paris, ku po…

5 minutes ago

VIDEO/ Barazim në vota për kryebashkiakun në Peru, fituesin e përcakton monedha

Një garë zgjedhore me një rezultat të pazakontë është regjistruar në Peru, ku zgjedhja e kryebashkiakut është vendosur me hedhjen…

5 minutes ago

RMV, Ministria e Drejtësisë i dërgon Komisionit Evropian projektet e reja të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale

Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Komisionit Evropian për mendim Projektligjin Penal dhe Projektligjin e Procedurës Penale, duke vazhduar kështu…

9 minutes ago

Bozhinovska dhe BAE Systems riafirmojnë partneritetin për sigurinë kibernetike në energjetikë

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në takimin e punës të organizuar në kuadër të…

9 minutes ago

Kurti e cilëson Francën partnere të rëndësishme për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.…

11 minutes ago

Publikohen votat për FIFPRO XI 2026: Mbappe kryeson sulmuesit, Kane mbetet jashtë

Formacioni FIFPRO XI i vitit 2026 ka shkaktuar disa polemika për shkak të disa mungesave të dukshme nga skuadra që…

11 minutes ago