Newcastle vazhdon të studiojë tregun për të gjetur një trajner elitar, që do t’i përgjigjej projektit të madh të pronarëve të rinj arabë.
Kanë qarkulluar shumë emra, mes tyre Paulo Fonseca apo Antonio Conte, i cili synon të nënshkruajë me Tottenhamin. Por, deri më tani nuk ka pasur një emër shumë të afërt me futbollin spanjoll dhe ai, sipas Sport1, është favoriti i madh i bordit të klubit: Unai Emery.
None found
Newcastle, me emërimin e një trajneri të përkohshëm, la si afat të fundit për një zgjedhje përfundimtare pauzën e kampionateve për shkak të ndeshjeve eliminatore të Botërorit. Po sipas Sport1, drejtuesit e Newcastle janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim për shkëputjen e parakohshme të trajnerit Emery nga Villarreali.
Sigurisht, një gjë është qëllimi i Newcastle dhe një tjetër ajo që mund të ndodhë në të vërtetë. As Villarreali dhe as Unai Emery nuk janë të gatshëm ta prishin projektin ambicioz me një ndryshim të papritur në mes të sezonit.
Mbetet për t’u parë nëse Newcastle do të trokasë në derën e Villarrealit. Emery duket ëndrra e pamundur e “Magpies”, ndonëse me shumën e parave që klubi administron që nga ardhja e pronarëve të rinj nuk do të qëndrojnë duarkryq.
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…