sport

Emery: Bayern i fortë në shtëpi, shënojnë shumë gola, por ne japim maksimumin

Villareal do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich ditën e nesërme, e cila është e vlefshme për fazën çerekfinale të Champions League.

Një takim shumë i rëndësishëm për skuadrën spanjolle e cila e ka fituar takimin e parë me shifrat 1-0, teksa në transfertën e bavarezve do të kërkojë kualifikimin.

Të lidhura

None found

Në konferencën për shtyp për të folur për sfidën me skuadrën gjermane doli trajneri Unai Emery, i cili theksoi se në Mynich do të jetë e vështirë, por skuadra e tij do të japi maksimumin për të kaluar më tej në këtë kompeticion.

Ajo që bëmë ndeshjen e parë nuk do të mjaftojë në Mynih. Duhet të dimë se çfarë të bëjmë në çdo moment të ndeshjes, duhet të dimë se do të ketë vuajtje dhe të mbrojmë, por duhet ta bëjmë natyrshëm dhe qetësisht”.

“Gjithashtu duhet të jemi në gjendje të tregojmë cilësitë dhe karakteristikat tona kur kemi topin. Është bukur të jesh në çerekfinale, por unë dua të ecim përpara. Do të jetë një ndeshje shumë ndryshe nga ajo me Juventusin dhe nga ndeshja e parë në Spanjë, do jetë më e komplikuar.

Ajo që bëmë javën e kaluar nuk do të mjaftojë në Mynih, ndaj duhet të bëjmë edhe më mirë. Ne duhet të dimë çfarë të bëjmë dhe si të përgjigjemi në çdo kohë. Duhet të tregojmë respekt të jashtëzakonshëm ndaj Bayern.

Ne e dimë se ata janë mësuar të shënojnë shumë gola në shtëpi dhe kjo është normale për ta. Edhe ata kanë respekt për ne, por e dinë që nëse japin maksimumin janë favoritë për të fituar. Ata do të ndihen optimistë dhe të fortë duke luajtur në shtëpi”, tha Emery. /h.ll/albeu.com

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

1 hour ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

1 hour ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

1 hour ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

1 hour ago