Categories: sport

Elliot Anderson arrin rekordin e 20 ndeshjeve me Anglinë në kohë rekord

Elliot Anderson ka vendosur një rekord të ri në historinë e kombëtares angleze, duke u bërë futbollisti që ka arritur më shpejt kuotën e 20 paraqitjeve me ekipin përfaqësues.

Të lidhura

None found

Mesfushori i Manchester Cityt e regjistroi këtë ndeshje jubiliare në duelin e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë, ku Anglia triumfoi bindshëm me rezultatin 7-0.

Vetëm 392 ditë pas debutimit me Anglinë, Anderson mbërriti në kuotën e 20 ndeshjeve, duke vendosur një standard të ri për kombëtaren.

23-vjeçari e veshi për herë të parë fanellën e Anglisë në shtator të vitit 2025. Në atë rast, ai e nisi si titullar sfidën miqësore ndaj Uellsit, të fituar 3-0 nga anglezët.

Që nga ai debutim, Anderson ka fituar një rol të rëndësishëm në mesfushën e Anglisë, nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel.

Gjatë këtij sezoni, ai ka luajtur shtatë ndeshje për Manchester Cityn dhe tri takime me kombëtaren angleze, duke forcuar më tej pozicionin e tij në formacionin përfaqësues.

të fundit

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

11 seconds ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

4 minutes ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

13 minutes ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

24 minutes ago

Pothuajse askush nuk fliste me mua”, Vitor Roque rrëfen vështirësitë te Barcelona dhe kritikon Xavin

Sulmuesi brazilian Vitor Roque ka kritikuar periudhën e tij te Barcelona, duke zbuluar se nuk kishte marrë mbështetjen e nevojshme…

30 minutes ago

Dibra nën “pushtimin” e reshjeve të dëborës dhe ngricave, vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

33 minutes ago