sport

Elche frenon Realin, asist për Barçën, por Alonso nuk e bën dramë: Të shohim përpara

E vështirë për t’u besuar, por Real Madrid, frenon atëherë kur më pak pritej, ndaj Elche-s në transfertë, madje ishin dhe me fat që dolën me një pikë pasi goli i barazimit erdhi vonë, në minutën e 87-të.

Ky frenim i fortë, i jep mundësinë Barçës të ngushtojë diferencën në vetëm 1 pikë me Realin kryesues.

Të lidhura

None found

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Elche kaloi në avantazh me Febas në minutën e 53-të.

Vendasit ngritën një “mur” të fortë, duke mos lejuar Mbappe me shokë të depërtonin në zonë. Në minutën e 78-të, pas një rrëmuje në zonë, Huijsen devijoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

Elche i befasoi pak minuta më vonë, me Alvaro Rodriguez që gjeti sërish prekjen fituese, duke kaluar vendasit në avantazh.

Ekipi i Alonsos, tentoi në çdo formë të rikthehej në lojë dhe më fund, pas disa tentativave, Bellingham në minutën e 86-të barazoi shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pavarësisht këtij hapi fals, Alonso nuk e bën dramë: “Është pjesë e futbollit. Pas një fillimi dinamik kanë ardhur disa rezultate që nuk i dëshironim. Duhet të vijojmë të shohim përpara. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur, në Madrid ka rendësi vetëm fitorja, duhet të fitosh gjithnjë. Gjithsesi, ka ende shumë ndeshje në lojë, të mendojmë për ndeshjen e radhës”, u shpreh Alonso.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

17 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

54 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago